Nëse në spitalet Covid do të kishte shërbim psikologjik, ndoshta dy vetëvrasjet mund të ishin shmangur. Kështu është shprehur për Klan Plus psikologu Gëzim Tushi.
Mungesën e shërbimit të punonjësit social në spital e ka ngritur si shqetësim edhe Shoqata e Infermierëve, sipas së cilës duhet të ketë urgjentisht një psikolog, pasi gjendja emocionale e pacientëve është e rënduar.
Ndërkohë që sipas Tushit, pandemia e koronavirusit po sjell probleme te e gjithë popullsia, jo vetëm te të infektuarit.
Ai rekomandon ushqim të shëndetshëm, aktiviteti fizik, plazh, not, si efikase për një shëndet të mirë mendor.
/a.r