• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Frika nga terrorizmi, gardistët i marrin armët në shtëpi

by Java News
21/11/2015 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alarmi i terrorizmit ndërkombëtar u ka kthyer armët nënoficerëve të Gardës së Republikës, dy vjet pasi Ministria e Brendshme ua kishte ndaluar mbajtjen e armëve në shtëpi. Me një urdhër të 5 tetorit të vitit 2013, nënoficerët e Gardës nuk lejoheshin më që t’i merrnin me vete armët pas shërbimit.

Por me sa duket rreziku që vjen nga terrorizmi ka bërë që vetë krerët e lartë të policisë dhe Gardës të “tolerojnë” moszbatimin e urdhrit të tyre, ndonëse një gjë e tillë mësohet se kishte ndodhur edhe më parë. Në fakt, gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare të gjithë efektivët e Gardës, që nuk kanë gradat oficerë, ndonëse ishin të detyruar me rregullore që të dorëzonin armët pas shërbimit, mësohet se në mjaft raste nuk e kanë respektuar totalisht këtë vendim. Lajmi për rikthimin e armëve nënoficerëve të Gardës bëhet i ditur për gazetën “Shqip” nga burime të Policisë së Shtetit, të cilat thanë gjithashtu se efektivët janë instruktuar që të reagojnë shpejt përballë çdo rreziku që ata vlerësojnë se është i arsyeshëm dhe evident.

Këto ditë në Tiranë janë angazhuar të paktën 250 efektivë të Gardës së Republikës, të cilët kanë shtuar dukshëm masat e sigurisë. Me rikthimin e armëve pas shërbimit, duket se situata do të jetë më nën kontroll prej këtyre nënoficerëve. Të njëjtat burime policore shtuan se “Edhe më parë, në disa raste këta nënoficerë i kanë marrë armët me vete në shtëpi, pas shërbimit, por këto ditë secili prej tyre nuk i dorëzon më tek institucioni. Armët merren me vete në kuadër të shtimit të masave të sigurisë”. Ndërkaq, këtu nuk preken oficerët, pasi ata edhe në të kaluarën e kanë pasur të drejtën e marrjes së armëve pas shërbimit. (Shqip)

Next Post

Grup i vështirë për kombëtaren kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In