• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frika nga ligji e frika nga SPAK, tre problemet e Strukturës së Posaçme të cilës nuk i shkon roli i “viktimizimit”

by Java News
27/06/2024 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Hoxha

Jacob Dickson, është një 31 vjeçar nga Teksasi, i cili prej gjashtë vitesh jeton në Shqipëri. Së fundmi, shtetasi amerikan, që thotë se ushtron aktivitetin në kriptovalutë pa lojëra të paligjshme sipas tij, me kërkesë të SPAK ka përfunduar nën arrest shtëpiak.

Si një i dyshuar për llogari të një procedimi që e nxori në skenë gjatë arrestimeve të një rrjeti që siguronte udhëtime të shqiptarëve drejt SHBA dhe Anglisë, i dyshuari amerikan paraqiti një kërkesë që në përmbajtje të shtyn të mendosh.

Kërkoi që masa e sigurisë arrest në shtëpi, ku jetonte më parë me qira, gjykata antikorrupsion tja shfuqizonte duke i aprovuar një tjetër masë po arrest shtëpiak në një adresë të re. Sepse pronari i banesës ku pat jetuar, i shqetësuar nga kontrollet e SPAK – i kish shprehur alarmin, “më solle SPAK-un në derë, nuk e dua këtu SPAK”! Dhe kështu i dyshuari nën arrest shtëpiak mbeti pa shtëpi, mu në mes të Tiranës.

Natyrisht që gjykata antikorrupsion ia aprovoi banesën gjetur prej tij me urgjencë përmes platformave online. Dhe amerikani Jacob përfshirë nën hetim për prodhim dhe shitje narkotikësh është vecse një version i fragmentarizuar për të kuptuar, se aktualisht frika nga një institucion është më masive se frika që cdokush duhet të ketë vetëm nga ligji.

Megjithëse deri tani është frymë për tu duartrokitur, që shumë nëpunës të nivelit zbatues po refuzojnë firmosjen kuturu të tenderave, cka të bën të mendosh se efekti i frikës nga SPAK, mbase-mbase po sjell efektin e frikës dhe respektit ndaj ligjit.
Megjithatë, disa teprime janë të dukshme.

Provo të thuash, testo njëherë të deklarosh se ky aspekt i SPAK kërcet, se hetimet zvarriten, se dekonspirimi i çështjeve nuk është problem dhe defekt vetëm i policisë por edhe i kësaj Strukture.

Po i afrohemi një pike që shfaqja e një qëndrimi kritik, ndryshe, jo heroik ndaj SPAK konsiderohet tabu. Deri aty sa interpretohesh si armiku, përmes një grupi propogandistësh shumë të dallueshëm me fraza shabllon dhe qesharake “është vetë kreu i SPAK në aksion, e hetoi vetë drejtuesi i SPAK çështjen, faji është atje e këtje ….“. Kjo është më e pakta që transmetojnë, megjithëse kjo është forma më e shëmtuar e PR të një institucioni.

Harrohet që struktura e posaçme SPAK ka aktualisht njerëzit më të paguar, njerëzit më të mbrojtur, njerëzit me fuqi të kudoshme me akses nga presidenti, kryeministri e deri tek ai qytetari që dridhet në shtëpi se mos ja beh SPAKU në derë. Nuk i shkon një institucioni roli “i viktimizimit” kur mbështetja nuk i ka munguar dhe nuk i mungon. As apelet partizance “të lejohemi të bëjnë punën tonë” kur këtë mandat ua jep ligji.

Po cilat janë disa nga problemet e SPAK?

E para, prokuroria prej të cilës kemi pritshmëri, prokuroria më e mbështetur nga ndërkombëtarët dhe gjerësisht nga publiku, ka probleme të rënda me transparencën dhe komunikimin. Dhe këtu nuk flas vetëm për sekretin hetimor, por edhe rrjedhjen e versioneve të qëllimshme për të shkaktuar nënshtrim nga vetë SPAK. Kjo bëhet duke shkelur syrin me nënkuptime e hipoteza, duke baltosur në rast se nuk bën fresk apo ke një mendim tëndin kritik, apo për cfarëdolloj arsyeje tjetër që nuk është hetim, por një metodikë e vjetër e hetuesisë së para ’90 .

Në thelb duhet kuptuar se duke mbjellur këtë frymë, që passjell frikë për të folur për SPAK-un e pagabueshëm, që i adreson ngahera gabimet gjetkë, nuk është dëmtuar vetëm liria e qytetarit për të shpresuar dhe besuar në ligj. Por edhe institucioni, që rrezikon të shkatërrohet nga vetvetja nëse kthehet nga një institucion në kërkim të provave, në një instrument në gjurmim- shpërndarje të llafeve që duhen bërë prova, se kështu duhet që të mos i zërë gjumi njerëzit. Kjo strategji duke bërë zhurmë dhe estradë me çështjet, duke hedhur në treg tullumbace me emra që iu vijnë vërdallë e duke i trajtuar qytetarët me zero të drejta, është më e gabuara.

2. Raportimi.

SPAK veç mbifuqisë ka detyrim të raportojë dhe jo vetëm përpara parlamentit dhe KLP. Por përmes zyrës së shtypit, ëebsitit, të kuptojmë se kjo prokurori nuk është një cekan, por një institucion në dobi të qëllimeve përse u ngrit.

Çfarë ndodhi me vetingun e brendshëm të administratës? Përse ka ngecur cështja e prokurorëve pretendentë të votuar nga KLP si prokurorët e ardhshëm? Cfarë po ndodh me tenderat që publikohen dhe pastaj anullohen? çfarë ndodh me ekspertët e thirrur nga SPAK? Cilat janë cështjet që pushohen? Që mosfillohen? Përse ka një numër të lartë dosjesh për të cilat shpallet moskompetenca?

Përse priten referime vetëm nga institucionet dhe media investigative dhe prokurorët rrinë duarkryq duke mos hapur çështje kryesisht e të tjera. Për shembull prej dy ditësh, lexoj dosjen e abuzimit tek Onkologjiku dhe mendoj – a ishte ky një rast për të cilin SPAK duhet të shpallte moskompetencën (dosja e kontrabandimit te ilaceve 2023) dhe të mos hetonte në qelizë. Rast më të mirë për të kuptuar gjyqësisht se çfarë ndodh në spitale, tenderat atje, ministrinë e paprekshme të shëndetesisë nuk kishte. Koha vlen dhe institucioni i hapur në 2019, ngjan se ka trashëguar një sëmundje të vjetër, atë te copëzimit të dosjeve dhe kthimit të tyre ne seriale për shoë.

3. Marrëdhënia me të vetët dhe gjykatën.

SPAK është i përçarë dhe gjej këtu me vend të kujtoj situatën gjatë aktivitetit me Antimafian italiane, me një SPAK të atëhershëm që nuk denjoi ta kishte në krah Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo, nuk ka njerëz me mbifuqi. Sado përkushtim dhe zotim të kesh.

Në hetime punohet në grup dhe fryma e ekipit nuk është e konsoliduar aq sa të pranohet këndvështrimi ndryshe. Dhe si kudo edhe në SPAK, servili rreth tij ka fuqinë.

Njëherazi, SPAK duhet të heqë dorë nga gjetja e armiqve të brendshëm apo nga ata që janë mbështetës, por jo kor. Përfshi këtu edhe mëria foshnjarake që mbahet ndonjëherë me gjykatën antikorrupsion. Nëse ka, të tillë si ata që dalin tek dosja “Metamorfoza”, s’ka nevojë për skema por për reagim ligjor.

Pavarësisht se ajo që vendos standardin në fund të hetimit është gjykata. Dhe gjykata disa herë ka treguar se hetimet e tejzgjatura sjellin lirimin e të akuzuarit. Kjo është një minus. Se kontrollet e sekuestrimet pa leje, janë abuzive. Sërisht një minus. Se provat janë shtylla që mbajnë një dosje, për t’a ndarë çështjen nga një fabul e bukur për filma me aksion, në një dosje të hetuar mirë, që finalizohet me përballje dinjitoze.

Next Post
Tentativë vrasje apo shpërdorim detyre? Skandali te Onkologjiku, ish-prokurori zbardh detaje të reja: Prokuroria e Tiranës zbuloi se…!

Emrat/ "Ripnin' pacientët me kancer, pas masave të Gjykatës së Tiranës, pezullohen nga detyra mjekët e Onkologjikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
FOTO/ Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

Ervin Salianji nuk ndalet/ Vijon turin e takimeve, sot në mbrëmje me demokratët në Shkodër

December 27, 2025
Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

“Demokratë, mbështeteni Ervinin!” Spaho: Flamur Noka, burri më pab*thë që ka partia

December 27, 2025
“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

December 27, 2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

December 27, 2025
Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com