• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frika nga islami radikal, ende jashtë kontrollit 10 xhami në Shqipëri

by A R
19/11/2016 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 850 xhamivë të ndërtuara në vendin tonë, gati 10 prej tyre nuk janë vendosur ende nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman.

Përveç xhamisë në Unazë të Re, problematikë shikohen nga komuniteti edhe xhamitë në Zall Herr, xhamia në një fshat të Librazhdit, në Leshnicë të Pogradecit, në Rrashbull të Durrësit, një xhami në zonën e Shkodrës dhe xhamia e Cërrikut.

Për këtë të fundit burimet pohojnë se komuniteti mysliman po negocion prej muajsh për ta vendosur nën kontroll, ndërkohë që pak muaj më parë vendosi nën juridiksion edhe xhamine e Mëzezit, që më herët ishte në listen e xhamive problematike, përsa kohë ish imami i saj Bujar Hysa u arrestua për çështje terrorizmi.

Komuniteti mysliman nuk ka folur ende për xhamitë që janë jashtë kontrollit ose thënë ndryshe xhamitë tek të cilat imamët janë të vetëshpallur. E vetmja deklaratë zyrtare për këtë çështje ishte një vit më parë nga kreu i Komitetit të Kulteve në ate kohë, Ilir Dizdari. Pas një raporti të shërbimit informativ që përmendte se në vendin tonë janë jashtë kontrollit 80 xhami, Dizdari bëri këtë deklaratë një vit më parë:

“Thanë mbi 80 xhami, mbi çfarë bazash e kriteresh u referohen, e kanë fjalën që jane objekte pa leje, se ne deri tani kemi 200 xhami që janë të mbyllura ashtu siç ka edhe objekte të kulteve të tjera”, ka thënë më 16 dhjetor të 2015, Ilir Dizdari raporton tch.

Edhe sot pas një viti nga kjo deklaratë, si Komuniteti Mysliman ashtu edhe institucionet shtetërore nuk japin të dhëna zyrtare se çfarë është bërë me këto xhami, që janë raportuar si të pakontrolluara.

Ajo që dihet është se disa frekuentues të xhamive të lartpërmendura janë nën lupën e Shërbimit Informativ dhe antiterrorit për shkak të prirjejeve të tyre radikaliste dhe aq më tepër të lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore me shtetas shqiptarë që luftojnë në Siri./a.m.

Next Post
Mourinho – Wenger, më në fund shtrëngojnë duart

Mourinho - Wenger, më në fund shtrëngojnë duart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In