• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Frika nga fatkeqësitë natyrore, shqiptarët do të detyrohen të sigurojnë shtëpitë

by A R
27/08/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sigurimi i shtëpive në rast tërmetesh do të jetë i detyrueshëm për qytetarët. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati draftin që detyron çdo familje të sigurojë shtëpinë nga tërmetet dhe përmbytjet.

Ligji i hartuar në bashkëpunimin me Bankën Botërore pritet të kalojë së shpejti për miratim. Ky draft, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore, do të garantojë dëmshpërblim me disa kushte, sipas dëmit që pritet të shkaktojnë tërmetet dhe përmbytjet.

Tarifa që do të paguajnë qytetarët sipas rekomandimeve të Bankës Botërore duhet të jetë nën 50 euro, ndërsa kompanitë private do të mbulojnë dëm me vlerë 20 mijë euro deri në 40 mijë euro.

Ligji parashikon që pagimi i këtij sigurimi të mbulojë dëmet e shkaktuara nga tërmetet, duke filluar që nga rrëshqitja e tokës deri te shkatërrimi i shtëpisë.

Qytetarëve mund t’u lihet e hapur mundësia për të paguar me këste siguracionin e shtëpisë. Sipas bankës, një fond i veçantë nga të ardhurat duhet të alokohet në buxhet dhe të përdoret për ndërhyrjet e menjëhershme, në rast fatkeqësish.

Nga ana tjetër, Banka Botërore vlerëson se ligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet do të lehtësonte qeverinë nga ndonjë rrezik fiskal në rast katastrofash.

DËMSHPËRBLIMI

Burime nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shpjeguan për gazetën se në ligj është parashikuar dëmshpërblim në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë e lart, ndërsa për përmbytjet, në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme, ose 21 ditë.

Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojë edhe tarifa e detyrueshme e sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.

E njëjta skemë do të përdoret edhe në rast përmbytjesh. Për përcaktimin e tarifave do të ketë një lloj ndarjeje, sipas riskut, ku për zonat e banueshme me mundësi më të lartë përmbytjeje do të kenë tarifë më të lartë sigurimi.

Arsyeja se pse kërkohet që sigurimi të kthehet i detyrueshëm është minimizimi i riskut, nëpërmjet pjesëmarrjes të të gjithë qytetarëve në skemën e sigurimit apo, siç njihet ndryshe, programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e lartë, favorizon edhe çmime më të ulëta.

TARIFA

Banka Botërore i ka rekomanduar qeverisë shqiptare që tarifa siguracionit vjetor të jetë nën 50 euro për shtëpi.

Në rekomandimet e dhëna, Banka Botërore vlerëson se mbulimi i dëmit nga operatorët privatë duhet të variojë nga 20 mijë euro deri në 40 mijë euro.

“Me një strukturë të duhur dhe pjesëmarrjen massive publike në program, normat e primit të sigurimit për pronarët e shtëpive dhe mbulimin e sigurimit pritet të jenë mjaft të përballueshme. Përballueshmëria mund të rritet më tej, duke mundësuar që programi të parashikojë pagimin e primeve të sigurimit me këste.

Programi duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballueshme, nën 50 euro në vit”, vlerëson në raportin e saj Banka Botërore.

Autoriteti nuk ka vendosur akoma se sa do të jetë tarifa, apo si do të shpërndahet pagesa e saj e ndarë në muaj, apo një herë në vit. Ka një lloj ndarjeje sipas riskut, ku zonat me mundësi të lartë përmbytjeje do të kenë tarifë më të lartë sigurimi.

Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojë edhe tarifa e detyrueshme e sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.

Next Post
Avokati cinik Gashi: Pasi të pasurohem me Specialen do hyj në Vetëvendosje

Avokati cinik Gashi: Pasi të pasurohem me Specialen do hyj në Vetëvendosje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In