• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika nga Brexiti, Britania pa marrëveshje me BE

by Java News
24/08/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta do të vazhdojë. Ministri britanik për Brexitin, Dominic Raab i përgatit qytetarët për plane emergjente për rastin e një Brexiti pa marrëveshje me BE. Ai i beson vullnetit të mirë të BE – dhe premtimeve të turbullta.

Ministri britanik i Brexitit, Dominic Raab dha aprovimin që të publikohen rreth 20 plane emergjence për fusha të ndryshme të ekonomisë dhe të jetës në Britaninë e Madhe. Në bazë të këtyre planeve, ministritë në Londër do të ngrenë strategjitë e tyre për rastin e një Brexiti shumë të ashpër. Deri në fund të shtatorit, numri i këtyre skenarëve do të rritet në 80.

Për sektorin e industrisë farmaceutike, qeveria britanike bëri të ditur se Britania e Madhe do t’i njohë në bllok kontrollet e sigurisë që bën BE. Pra edhe në të ardhmen mund të importohen pa pengesa medikamente nga Evropa. Qeveria dëshiron të veprojë në mënyrë pragmatike dhe të mos shkaktojë probleme, shpjegon Raab. Ai beson që edhe BE do të veprojë po kështu, pra që do t’i pranojë pa i verifikuar medikamentet britanike në BE.

Por kjo duhet parë me pikëpyetje për të ardhmen, po të nisesh nga Brukseli. Sepse që në fjalinë pasuese, Raab tërheq vëmendjen që Mbretëria e Bashkuar vetëkuptohet që do t’u shmanget rregullave të BE, kur ta konsiderojë të drejtë këtë. Lidhjen e ngushtë me BE ai e përfytyron për kohën e menjëhershme pas Brexitit, kurse BE kërkon siguri juridike për bashkëpunimin e ardhshëm.

Fundi i qarkullimit të lirë të mallrave
Përsa u përket projekteve evropiane si programi shkencor Horizont 2020, programi i shkëmbimeve Erasmus për studentët ose ndihma për zhvillimin e BWE, qeveria britanike dëshiron që të marrë pjesë plotësisht edhe në të ardhmen në këto projekte, si anëtare që paguan kuotë të plotë. Raabi nuk e pranon, por në këtë fakt fshihet pranimi, se përbashkësia në disa fusha me BE është e domosdoshme.

Edhe për ushqimet, Londra dëshiron që fillimisht t’u përmbahet edhe më tej rregullave të BE, për të garantuar importin dhe eksportin e tyre, në mënyrë që sallata dhe domatet për sanduiçin e preferuar britanik të mbërrijnë vërtet në supermarketet britanike. Po përgatiten edhe formularë të rinj për doganat dhe tatimin mbi vlerën e shtuar, tha Raab. Do të shtohet burokracia dhe radhët në kufi. Qarkullimi i lirë i mallrave, siç e njohim tani, do të marrë fund.

Gjithsesi, e gjitha ka për të kushtuar shumë para: përveç 700 milionëve të planifikuar, ministri i Financave duhet të planifikojë tre miliarda të tjera paund britanikë, për pasojat e Brexitit. 9000 nëpunë të tjerë do të punësohen për këtë qëllim, 1000 prej tyre do të jenë vetëm për doganat.

Jo qasje në llogaritë bankare?
Shumë gjëra mbeten të paqarta, si për shembull çështja e të drejtave të qytetarëve britanikë dhe të qytetarëve të BE në anën përkatëse të kanalit. Mund të dalin probleme me qasjen në llogaritë bankare, thuhet.

Përsa i përket Irlandës së Veriut dhe qarkullimit të mallrave atje pas Brexitit, Londra tregon nga Dublini. Në rast nevoje do të duhet të lidhet në njëfarë mënyrë ndonjë marrëveshje me qeverinë irlandeze, deklaron ministri i Brexitit.

“Unë i shoh rreziqet e Brexitit në plan afatshkurtër”, thotë ministri në një fjali, për t’u betuar në fjalinë tjetër se Britania e Madhe do të largohet me çdo kusht nga BE: “Ne duhet t’i shfrytëzojmë shanset e Brexitit”, thotë ai.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Skema se si policia po monitoron rrugët me dron, gjoba për parakalimet e gabuara

VIDEO/ Skema se si policia po monitoron rrugët me dron, gjoba për parakalimet e gabuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In