• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika e një lufte mes SHBA dhe Iranit, 3 fuqitë evropiane apel për ulje tensioni

by Java News
15/07/2019 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri fuqitë kryesore evropiane të dielën (14.07) bënё thirrje tё gjenden mënyrat për ta ndaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe për të rifilluar dialogun lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Pallati Elysee në ditën e festës kombëtare tё Francës, liderët e Britanisë sё Madhe, Francës dhe Gjermanisë thanë se “ka ardhur momenti për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme”, për të shmangur dёshtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Rreziqet janë të tilla sa që është e nevojshme që palëve t’u jepet kohё të reflektojnë dhe të mendojnë për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Gjatë 10 ditëve të fundit, Teherani ka shkelur dy herë afatet e marrëveshjes historike me gjashtë fuqitë botërore – të njohura si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) –  që synonte të shtynte kohën që i nevojitej Iranit për konstruktimin e një bombe atomike.
Pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump vitin e kaluar deklaroi tёrheqjen e SHBA nga marrëveshja JCPOA dhe vendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike. Irani i zgjeroi kufijtë e procesit pёr pasurimin e uraniumit.
Udhëheqësit e Iranit janë të indinjuar, se ekonomia e dobësuar nё vend nuk po përfiton nga lehtësimi i sanksioneve të premtuar sipas marrëveshjes.
Duke reaguar ndaj shkeljes nga Irani, vendet evropiane thanë të dielën (14.07): “Ne jemi të shqetësuar nga rreziku që marrёveshja të rrezikohet edhe më tej nën presionin e sanksioneve dhe pas vendimit të Iranit për të mos zbatuar më disa dispozita qendrore të marrëveshjes”.

Europa ende mbështet marrëveshjen

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe thanë, se do të vazhdonjnё ta mbështesin marrëveshjen bërthamore, por zbatimi i saj “varet nga qendrimi i Iranit”. “Ne fuqimisht i bëjmë thirrje Iranit që të ndryshojë vendimet e tij të fundit në këtë drejtim,” theksohet në deklaratёn e tyre.
Bashkimi Evropian ka nisur njё skemё pune për të ndihmuar kompanitë që t‘u shmangen sanksioneve financiare amerikane në tregtinë me Iranin, por programi momentalisht është i kufizuar tek ushqimet dhe mjekësia. Teherani ka kërkuar që mekanizmi, i njohur si INSTEX, të zgjerohet për të përfshirë tregtinë e vet të naftës. Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të dielën, se Teherani ёshtё gati të zhvillojё isedime me SHBA nëse Uashingtoni heq sanksionet dhe i kthehet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Ne kemi besuar gjithmonë në bisedime… nëse heqin sanksionet, i japin fund presionit ekonomik të vendosur dhe kthehen në marrëveshje, ne jemi të gatshëm të bisedojmё me SHBA sot, tani dhe kudo”, tha Rouhani në një fjalim televiziv.

Trump, megjithatë, tha javën e kaluar se sanksionet kundër Iranit së shpejti “në thelb” do tё shtohen.

Çfarë rrezikohet?

Armiqësia Iran-SHBA nuk është e  kufizuar vetёm në marrëveshjen bërthamore. Uashingtoni muajin e kaluar fajësoi Teheranin për sulme sabotimi në disa depozita nafte në Gjirin Persik. Përplasja dha shkas që SHBA të përgatiteshin pёr sulme ajrore ndaj Iranit, por që Trump i shmangu në minutën e fundit./DW

g.kosovari

Next Post
KQZ vendos sot mbi kërkesën e BD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë e Shkodër

KQZ vendos sot mbi kërkesën e BD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë e Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In