Kreu i Shtetit, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, duke postuar një qëndrim të tij vitit 2015.
Presidenti Meta e ka etiketuar Bashën si “artisti” i Rilindjes, ndërkohë që ka publikuar një video të tij në vitin 2015, në të cilën kritikon kreun e opozitës për qëndrime e tij.
“Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, thekson Meta.
Çfarë deklaronte kreu I shtetit në vitin 2015: “Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i Partisë Demokratike Basha, nuk ka nevojë të jap shumë sqarime.
Është i vetmi kryetar opozite që në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në Botë dhe Europë, kërkon dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.
Dhe unë e kuptoj kush është arsyeja e vërtetë, është pakënaqësia e tij e thellë për respektin që unë tregoj jo thjeshtë ndaj demokratëve në parlament, sidomos ndaj liderit historik të PD, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehi pa kufizim në tërësi qëndrimet dhe mendimet e tij politike.
Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta, Meta dhe shtypjen e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama” – deklaronte Meta./m.j











