• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fredi Beleri: një kartë “zgjedhore” për 14 apo për 21 majin?

by Ylli Pata
12/05/2023 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Arrestimi i kandidatit të BF-së në Himarë, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve është realisht një rast i rëndë. Rast që kishte të gjitha gjasat të prishte zgjedhjet vendore të paktën për bashkinë Himarë. Ku nuk do ishte çudi që të pezulloheshin zgjedhjet e të zhvilloheshin në një kohë tjetër. E kjo mundësi nuk se ka perënduar.

Që do të thotë, nëse opozita, pra subjekti e partitë që kanë kandiduar Belerin, së bashku me faktorin ndërkombëtar do të kërkonin që të mos ketë zgjedhje me një kandidat, kjo edhe mund të ndodhë.
Kjo është njëra anë, sa i përket Himarës, e nëse drejtësia nuk do të provojë akuzën ndaj Fredi Belerit, ai kthehet në një martir politik, e fitoren e ka të garantuar.

Megjithatë, prokuroria e Vlorës, e cila e ka nisur hetimin prej kohësh, e ka shumë mundësi jo kryesisht, pra me një ose disa denoncimesh ka pasur vetëm dy rrugë. Ta arrestonte siç bëri mbrëmë, ose javën e ardhshme. Nëse do të ndodhte javën e ardhshme, ka shumë mundësi që përveçse prishjes së « flagrancës » , si një aspekt bazik i një ndjekje penale, krijonte mundësitë për të prishur provat, apo që protagonistët e ngjarjes të zhdukeshin që të dielën në darkë, siç ka ndodhur edhe në vitin 2003, 2007 apo herët e tjera.

Ai prokuror që ka firmosur këtë çështje, ka marrë një risk të madh për sipër, pasi janë trazuar e do të trazohen shumë ujra. Por prokurori, ka vënë në sprovë veten e tij dhe drejtësinë shqiptare, e as ka dëmtuar Fredi Belerin, e as opozitën e aq më pak Athinën zyrtare e Tiranën.

A kemi kërkuar deri më sot që të kemi një drejtësi të pavarur ? Kur një prokuror të veprojë nëse është i bindur se ndodhet para një krimi apo ndjekje penale ? Atëherë ? Nëse nuk arrihet të provohet akuza ndaj Fredi Belerit, i vetmi që dëmtohet politikisht është Edi Rama, meqë e ka sulmuar publikisht prej ditësh. Por ky dëm për Ramën, që pret të marrë një triumf elektoral të dielën, nuk është asgjë, ndërkohë që nga ana tjetër, dobia e kësaj proçke, sido që të jetë, anon më shumë se dëmi.

Për ta shpjeguar. Zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri janë të rëndësishme padyshim pasi gjithsesi është një konfirmim elektoral. Por ata nuk janë fare më të rëndësishme se zgjedhjet e të djelës së ardhshme në Athinë më 21 maj.

Ku do të vendoset se kush do të jetë qeveria e ardhshme e vendit fqinj. Sipas sondazheve që bën të ditur gazeta më e rëndësishme në vend Kathimerini,  Nea Demokratia e kryeministrit Qirjakos Micotaqis, është në krye me 5.8 pikë ndaj opozitës së Syriza-s së Alexis Tsipras-it.

Pavarësisht se Nea Demokratia është e djathtë, e Syriza e majtë, për Edi Ramën, bathët duken hapur se ai e ka më grurë me kryeministrin aktual. i cili në 4 vitet e qeverisjes së tij, nuk ka marrë asnjë vendim që të ndezë raportet me Tiranën. Gjë që i ndjeri babai i tij e bënte shpesh kur drejtonte qeverinë greke 30 vjet më parë, por paradoksalisht edhe parardhësi i tij “social-komunist”.

Me Micotaqisin junior në qeverisje, Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë probleme e tensione, ç’ka kanë qenë “normale” në të shkuarën. Sa për ilustrim, qeveria e Tsiprasit, ishte ajo që i hoqi kryebashkiakut të Himarës shtetësinë greke, duke e bërë nga Jorgo në Gjergji Goro, thjesht se këtë e kërkuan qarqet ekstremiste me Fred Belerin, të mbështetur fort edhe nga Ilir Meta, i cili u dekorua me pompozitet nga mazhoranca e drejtuar nga Syriza. E cila për të marrë vota më shumë si pasojë e koalicionit me një parti të djathtë, bëhej më “katolike se Papa”, edhe pse si simbol të partisë së tyre kishin legjendarin Manolis Glezos, të vetmin politikan grek që ka marrë pjesë dhe ka qarë në varrimin e Enver Hoxhës.

Ndërkaq, Nea Demokratia, e ka krejt të natyrshme pozicionin e saj nacionalisht, e në zgjedhjet e shkuara ishte pikërisht kjo parti që ka marrë më shumë vota të grupimeve ekstremiste në Epir, Thesali e Maqedoni, ku dhe ka një elektorat të konsoliduar “arkeologjik”.

Ka gjasë, që deri javën tjetër, retorika Tiranë-Athinë të marrë një kahje të tensionuar, por që natyrisht do të kenë efekt deri të dielën, pasi atëherë vendoset kush vjen në qeverisje. Edi Rama, për 10 vjet në krye të qeverisë, nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie kaq të mira sa ka prej 2019-s me kryeministrin aktual të Greqisë. Marrëdhënie që shkon përtej një relacioni “taktik”. Nipi i kryeministrit grek, Kostas Bakoyanis, djali i Dorës, ka uruar hapur e publikisht Erion Veliajn për fitoren në Tiranë, edhe pse është një i djathtë dhe aleat natyral i Partisë Demokratike.

Ndërkaq, marrëdhëniet e Tiranë-Athinë apo relacionet personale Tsipras-Rama, kanë qenë më shumë se të ftohta. Madje edhe kur takoheshin ndonjë rast si p.sh në margjinat e OKB-së në Nevv York, batutat apo gjërat e sikletet e takimeve, vinin në mediat e Tiranës prej Ilir Metës, i cili dukshëm kishte marrëdhënie të mira me Syriza. Madje pati edhe një delagacion zyrtar në konventën e LSI-së një herë.

Në marrëdhënien Rama-Micotaqis, një faktor i afërsisë duket edhe qasja e të dyve kaq e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri aktual grek, është një nga kryeministrat e pakët grek që i janë drejtuar Kongresit Amerikan gjatë vizitës zyrtare në Uashington dhe kanë marrëdhënie të ngushta.

Ndërkohë që Tsipras, e sidomos qarqe të rëndësishme të Syriza, duke nisur nga ministri Jashtëm i tij, Nikos Kotzias kishin lidhje të afërt me Moskën, e qarqe ekstremiste në Kremlin. Madje në fund të mandatit, Tsipras e largoi ish-kreun e vllazërisë komuniste greko-gjermane, pasi këtë ja kërkoi kancelarja Merkel, e gjasat janë pikërisht prej lidhjeve të tij të afërta me Moskën dhe deep state rus.

Duke u kthyer tek incidenti me Belerin, nuk ka gjasa që ai të kthehet në një eshkë e ndezur për të shpërthyer fuçinë e barutit. Duket më shumë një fishekzjarr, që ka edhe kohën nëse edhe Edi Rama edhe Qirjako Micotaqis fitojnë, njëri më 14 e tjetri më 21.

Beleri, realisht është një person problematik, por fuqia e tij potenciale politike është krejt e vogël për tu kthyer në një mollë sherri Tiranë-Athinë. Aq më shumë me Uashingtonin në mes, i cili të paktën në Ballkan por edhe më gjerë po kujdeset që të mos ketë një çarje mes aleatësh.

Next Post
Berisha e Meta mbyllin fushatën, Këlliçi shton premtimet: Do t’i nxjerr 16 milionë euro nga dheu! Edhe autobusi i fshatit falas!

Berisha e Meta mbyllin fushatën, Këlliçi shton premtimet: Do t'i nxjerr 16 milionë euro nga dheu! Edhe autobusi i fshatit falas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

December 28, 2025
Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

December 28, 2025
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

December 28, 2025
Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

December 28, 2025
Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

Zjarri në makinën në Pogradec, kush është pronari Artur Musollari dhe lidhjet e tij me botën e krimit

December 28, 2025
“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

“Kosova voton sot për t’i dhënë fund fund krizës politike”, artikulli i ‘The Guardian’ për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

Shehaj ngre alarmin për AKSHI-n: Pronat tona janë në rrezik, SPAK po heton ndërhyrjet e bandave në Kadastër

December 28, 2025
“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

“Partia Demokratike duhet të ndryshojë”, Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

December 28, 2025
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com