• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fredi Beleri, një histori ku askush nuk ka të drejtë!

by Edvin Kulluri
14/08/2023 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Çështja e Fredi Belerit nga një episod electoral është shndërruar në një lojë shahu përtej kufijve të bashkisë së “arrnuar” Himarë. Ardhja e Kryetarit të Bashkisë Athinë në protestën e sotme, duket sikur u sfidua nga “zbarkimi” I Melonit në Vlorë dhe Tony Blair një natë më parë në Dhërmi. Po të ishim në 1914, ky bbom vizitash do ngjasonte si preludi i Luftës së Parë Botërore pa ushtarë por me Komandantë të Përgjithshëm. Një në bregdet, një tjerër në Vlorë e I treti si gjithnjë lëviz fijet në prapaskenë. Mungon vetëm një Selam Musa për ta shndërruar cështjen nga politike në nxjerrje dyfekësh, virtualë natyrisht. Pikërisht si Selami që hodhi italianët në det, por që në fakt u tërhoqën vetë sapo kuptuan se Shqipëria kishte një qeveri të sajën që do kontrollonte brigjet përballë Puglias dhe jo ndonjë fuqi tjetër e huaj.

Por ja që historia përsëritet në llojin e saj aq sa analogjitë qëndrojnë plotësisht. Pothuajse asnjëherë! E megjithatë Himara ka bërë lëmsh jo vetëm debatin politik në Shqipëri por edhe jashtë saj deri në Komisionin Evropian, ku Greqia kërcënon me bllokimin të negociatave Shqipëri-BE. Nën pretendimin se një minoritet linguistik mund të shndërrohet dhe në minoritet etnik, fqinjët jugorë kanë marrë flamurin e mbrojtjes së të drejtave të himariotëve. Po sa qëndron kjo pandehmë?

Së pari duhet thënë se Himara përtej disa fshatrave e një pjese të popullsisë, nuk banohet nga grekë etnikë, me përjashtim të disa dhjetëra familjeve të shpërgulura nga përtej detit kohë më parë. Por qartazi nuk bëhet fjalë për minoritet etnik grek. Këtë e dijnë më mirë ata që prej shekujsh vishen, qajnë e këndojnë shqip në cdo fshat të krahinës së Himarës. Së dyti, cështja e mbrojtjes së pronave është një problem I madh dhe real, por jo vetëm në Himarë. Por meqë flasim për pjesën më cilesore të rivierës shqiptare, interesat janë të mëdha dhe prodhojnë zhurmë shurdhuese. E kalvari I trajtimit skandaloz të të drejtës së pronës, ka bërë që zhurma të jetë më e madhe dhe pasojat akoma më të mëdha. E këtë cështje e Omonia dhe PD e shfrytëzuan shumë mirë duke mbrojtur një cështje të drejtë por përmes kandidatit të gabuar. Për shkak të të shkuarës së Belerit dhe artikulimit të tij në vite, s’duhej kandiduar sikur të ishte himarioti I fundit mbi tokë. Kjo rëndon ekskluzivisht mbi të djathtën. Një parti që pretendon të jetë patriotike por këtë herë për hesap të Greqisë. Por mesa duket Berisha ja ka marrë dorën mirë marrëzive këto vitet e fundit, e s’ka ndërmend të ndalet. Pa harruar që mëkatet e PD me pronën janë aty dhe nuk fshihen dot nga memoria me një fushatë elektorale.

Në krahun tjetër qëndron Gjergji Goro me PS por jo vetëm. Pasi në prapaskenë qëndron arroganca e një mazhorance që u shërben një dyzine ndërtuesish të cilët pengojnë dukshëm zhvillimin e pronës private të trashëguar apo përfituar nga ligji 7501, përvec rasteve kur I blejnë e ndërtojnë vetë në to. Rastet e falsifikimeve në kufijtë e grabitjes janë me dhjetëra. E në këto kushte tu kërkosh himariotëve të sillen si patriot në Himarën që nuk është me e tyrja, është dicka që kërcet aq shumë saqë votues të shumtë tradicionalë të Partisë Socialiste votuan më shumë kundër qeverisë sesa për Belerin.

Por më keq akoma, mazhoranca mbart dhe një mëkat tjetër mbi supe për rastin Beleri, I cili qëndron I burgosur për blerje votash. Sa zyrtarë e kandidatë të mazhorancës janë arrestuar për blerjet industriale të votave që nga 2013 e këtej? Hic! Asnjë! Dhe kjo shëmti e pabarizë para ligjit, e acaron akoma më shumë palën e Belerit, nga Athina në Himarë apo “kullën e Rithemelimit”.

E pra ky është një nga ato rastet tipike të paradoksit të mungesës së lirisë për të zgjedhur drejtë. Pasi të gjithë kanë votuar gabim, e njëkohësisht vijojnë të përplasen nga pozicione të gabuara. Rama me të tijët përdorin kartën patriotike që cënon një të drejtë natyrore të himariotëve, sic është e drejta e pronës, ndërsa Berisha mbron pronat e himariotëve duke cënuar parimin e djathtë të sovanitetit të Shqipërisë.

Next Post
VIDEO/ Po performonte bashkë me Stefin në një lokal në Dhërmi, këngëtari Endri Prifti rrëzohet papritur nga skena

VIDEO/ Po performonte bashkë me Stefin në një lokal në Dhërmi, këngëtari Endri Prifti rrëzohet papritur nga skena

Comments 2

  1. Lilo says:
    2 years ago

    Shkrim konformist! Para interesit kombetare cdo gje tjeter eshte shume pak e rendesishme!

    Reply
    • Ppa says:
      2 years ago

      Me mire thuaj shkrim rrufjani apo karafili mediation

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, i jepet nesër lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, i jepet nesër lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

December 9, 2025
“Një grup kombesh të kalbëzuar” – I ashpër sulmi i Trump për liderët e BE: Europa e drejtuar nga njerëz të dobët! Nuk dinë çfarë bëjnë

“Një grup kombesh të kalbëzuar” – I ashpër sulmi i Trump për liderët e BE: Europa e drejtuar nga njerëz të dobët! Nuk dinë çfarë bëjnë

December 9, 2025
UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

December 9, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 9, 2025
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Oerd, nuk rrëzove Bashën, rrëzove demokratët!

December 9, 2025
Vrasja e Martin Canit, deklarata e familjes: Ky vendim s’na e kthen dot, por… Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

Vrasja e Martin Canit, deklarata e familjes: Ky vendim s’na e kthen dot, por… Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

December 9, 2025
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

December 9, 2025
Vrau Martin Canin/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vjet burg autorin e krimit

Vrau Martin Canin/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vjet burg autorin e krimit

December 9, 2025
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Mbaruan festimet e Rinisë? Haj tani, bëjmë resumenë

December 9, 2025
Dashtë zoti që Rama mos të provokojë zgjedhje të parakohëshme!

Dashtë zoti që Rama mos të provokojë zgjedhje të parakohëshme!

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In