Fredi Bejleri thërritet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që Bejleri thërritet në Prokurori për të dëshmuar lidhur me masakrën e Peshkëpisë.
Në dëshminë e parë, ai ka mohuar që të ketë lidhje me atë ç’ka ndodhur më 10 prillit 1994.
Ai është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes ai edhe nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t’u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.
g.kosovari