• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fredi Bejleri “amanet mushkat”!

by Denis Dyrnjaja
22/08/2023 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Vendimi për të lënë jashtë samitit informal të Athinës Edi Ramën për shkak të çështjes së Fredi Bejlerit me gjasë mund t’i ketë bërë “gropën” përfundimisht pseudoheroit modern të vorioepiriotëve arkaikë. Kryeministri grek Mitsotakis në shenjë sa proteste por edhe një mesazh presioni, la Kryeministrin e Shqipërisë jashtë axhendës së samitit informal të organizuar prej tij, për liderët e Ballkanit dhe shefen e BE, Ursula von der Leyen. Ra në sy pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Sigurisht mesazhi i Mitsotakis është i thjeshtë për t’u kuptuar.

Meqë Edi Rama kontrollon drejtësinë, për rrjedhojë duhet të komandojë edhe vendimmarrjen e gjykatës për çështjen e Fredi Bejlerit që u zgjodh e u certifikua si kryetar bashkie në Himarë, por me prova të qarta të manipulimit të votës përmes blerjes ku vetë ai ishte në veprim dhe u kap në flagrancë në këtë krim zgjedhor. Tani le ta marrim të mirëqenë kontrollin e Ramës mbi drejtësinë.

Po e marrim të mirëqenë edhe faktin që Fredi Bejleri nuk është ai që është, pra ai që ka një thes te madh mbi kurrizin e tij, jo me vota të blera e të pablera, por me mëkate e zullume ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Atëherë pyetja e thjeshtë është me këtë qëndrim ndaj Edi Ramës, z. Mitsotakis po e ndihmon apo po e gropos martirin e tij eporiot nga fshatrat e Tepelenës?!

Nëse shkojmë me këtë logjikë i bie që po e gropos. Ja përse! Nëse Rama kontrollon drejtësinë siç pretendojnë grekët, as mos të presin ndonjë vendim lehtësues për Bejlerin. Rama është nga ato karaktere, që jo vetëm se ha presionin, por i mëshon më fort në të kundërt, nëse synon t’i imponohesh me forcë a kokëfortësi. Ndaj llogaritë në Athinë i kanë bërë disi trashë dhe shumë gabim. Mund ta kishin joshur ndoshta me diplomaci, por me gjuhën e forcës, Fredi Bejlerin, në qoftë në dorë të Ramës e lanë në burg madje në maksimumin e dënimit.

Personalisht kam bindjen që Fredi Bejleri është një dallaverexhi që luan bllof kartën e martirizimit për interesa arkaike të grekëve për Himarën. Ai vetë është koshient, se është përfshirë direkt në pazar votash edhe pse s’do ta pranojë e nuk ka për ta pranuar ndonjëherë këtë fakt. Sigurisht loja ia do të mitizohet për Himarën e himarjotët. Por kjo maksimumi do t’i rrisë shpërblimin që Greqia do t’i akordojë kur të dalë nga burgu, se përfitim tjetër nga kjo skemë e ky skenar s’do të ketë as ai, as dreq e t’bir në Himarë a Athinë qofshin.

Sa për Ramën ky qëndrim prepotent dhe aspak i zgjuar i homologut grek i shkon për shtat se i rrit ca pikë në publik, sidomos tani që ujërat janë turbulluar nga drejtësia në politikë. Kështu që kush pret që të ndryshojë Rama qëndrim për Fredi Bejlerin, qoftë ky edhe Kryeministri i Greqisë e ka kot, se me forcë këtë burrin me mjekër te bardhë, kështu se thyen dot.

Ndaj Fredi taksirat e ke, por “Amanet Mushkat” ka një shprehje legjendare Avokat Ngjela. Do të të duhet t’i bësh ca vite pas hekurave dhe as bekimet e hiresisë së tij këtej dhe as kërcënimet e shkëlqesisë së tij andej kufirit, s’të bëjnë derman o xhan.

Next Post
Shkon në Krujë për të gjetur kanabis, Policia zbulon 38 granata dhe 1 kallashnikov, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Shkon në Krujë për të gjetur kanabis, Policia zbulon 38 granata dhe 1 kallashnikov, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Comments 1

  1. F-22 Raptor says:
    2 years ago

    Bravo i dashur Denis! Te lumte mendja e dora!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In