Kantautori Frederik Ndoci ka rrëfyer për “Profil”, në Euronews Albania një nga periudhat më të rënda të jetës së tij.
Ai ka treguar vështirësitë me të cilat i është dashur të përballet në momentin kur iku të jetonte në Itali. Frederik Ndoci tha se ndërkohë që punonte gjithë ditën si murator, në mbrëmje qante në tualet, se përse e la Shqipërinë.
“Ishte një mjeshtër që bënte muret me gips. Unë ndihmoja për të përzier gipsin, për të çuar kovat. Për të ndërtuar skelat. Këtë kam bërë 8 muaj. Kur shkoja në dark që hiqja ato copat e gipsit që më binin në duar. Qaja në banjo, çfarë i kam bërë vetes që ika nga Shqipëria për të ngritur thasët nga 50 kilogram.
Ky ishe realiteti, vuajta. Kur mungoi një natë orkestra shyqyr, u thashë po këndoj unë. Më tha prifti do këndosh shqip? Jo i thash, i di këto këngët që kanë kënduar këta, di anglisht, frëngjisht, të gjitha i di. Po hajde më tha, Kështu muratori u bë këngëtar”,-tha Frederik Ndoci.
/f.s