• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE / FRD: Duhet të rrjedhin shumë ujëra që të bëjmë koalicion me PD

by Aalison Pearse Stevens
17/03/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JAVANEWS/ Marrdhëniet politike mes PD-së dhe FRD-së vijojnë të jenë ende të ngrira, pavarësisht ftesës mediatike për bashkëpunim që bëri disa ditë më parë  kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, në adresë të FRD-së. Ka një seri arësyesh, të cilat mbajnë ende larg njëra tjetrës këto dy forca politike, ndonse shumë vite më parë drejtuesit e këtyre dy forcave politike ishin sëbashku në PD. Sekretari ekonomik i FRD-së, Alfred Cako, në një prononcim për Javanews, shprehet se ndonëse nuk ka deri më tani ndonjë ftesë zyrtare nga ana e PD-së, për momentin FRD-ja nuk është e fokusuar për ndonjë aleancë me parti të veçanta apo ndonjë koalicion partisht. “Pavarsishisht nga ndonjë lobim partish që po krijohen, përsëri do të rrjedhin akoma shumë ujra deri në zgjedhjet e ardhshme. Sigurisht që do të ketë lëvizje të reja përsa i përket rreshtimit në aleanca. Deri më sot FRD, përsa i perket aleancave për në Kuvend e qeverisje, ka preferuar të jetë e vetme, pasi kjo justifikon edhe daljen e saj në skenën politike, prej pakënaqësive popullore ndaj dy forcave kryesore të këtyre mbi dy dekadave”, shprehet Cako

alfred-cako-botues-tirane

Ai sqaron se FRD-ja ka pasur një koalicion me PS-në pas zgjedhjeve të fundit lokale për një qeverisje më të mirë lokale, në funksion të interesit të qyteteve e rajoneve të vendit. Por përsa i përket ndonjë aleance për zgjedhjet e ardhshme të pergjithshme, nënvizon Cako, “FRD-ja nuk ka pasur deri tani ndonjë ftesë zyrtare nga ndonjë parti ose koalicion partish dhe nuk ka shprehur deshirën e saj zyrtarisht që të jetë pjesë e ndonjerës prej tyre”.

“Pavarsisht se disa politikanë apo media kane aluduar ndonjë dëshirë ose qëllim të tyre duke përdorur emrin e FRD-së, në këtë kuptim, ato janë të pasakta e subjektive, duke ju referuar vetëm komunikimit zyrtar mes institucioneve partiake. Sigurisht që për këto zgjedhje FRD do shqyrtojë të gjitha opsionet e ndryshme dhe ajo do të veprojë vetëm sipas interesave të elektoratit të saj dhe interesave të gjera të publikut”, deklaron Cako për Javanews.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Lufta e gazsjellësve, “loja” e Italisë dhe anashkalimi i Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In