• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Frazat pasiv-agresive që lëndojnë…dhe Polietesa e shtirur në komunikim

by Java News
16/04/2024 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pse  mërzitesh kaq shumë?” “Sa delikat që je“, “ Shaka po bëja “  nëse e gjeni veten duke përdorur një nga këto fraza, mendoni se jeni duke lënduar dikë emocionalisht e reflektoni se ka mënyra të tjera për të shprehur mendimet tuaja…më të drejtpërdrejta.

Frazat  pasiv-agresive  përfshijnë fyerje të nënkuptura  pa i thënë ato. Të qenit pasiv-agresiv sugjeron përdorimin e mjeteve indirekte ose jokonfrontuese për të përcjellë një qëndrim që nuk ju pëlqen.

Në vend që të bërtitet drejtpërdrejt, këto fraza i mundësojnë individit transmetim të emocioneve negative  përmes  komenteve sarkastike, ironike, komplimenteve të shtirura etj. Përgjithësisht i dëgjojmë më së shumti  nga kolegët e punës (“Pa të ofenduar , por..”), e sidomos në përjekjet për të qënë të sjellshëm formalisht në komunikimet e drejtpërdrejta dhe emailet.  Gjeneratat e vjetra i shohin emailet shumë ndryshe nga gjeneratat e reja dhe janë shumë më formal kur i shkruajnë, teksa informaliteti i brezave të rinj në komunimkimin e folur dhe të shkruar shihet si mosrespektim nga gjeneratat e vjetra. Përtej  faktit që idiomat/frazat e përdorura rëndom në punë  komunikojnë kuptime të paqarta, disa nga individët në ambientet e punës mbështeten në komunikimin pasiv-agresiv, duke e vlerësuar “aspak profesionale  të jesh drejtpërdrejt i zemëruar ose i frustruar me një klient, koleg apo me eprorin”.

Gjithashtu frazat pasiv- agresive i shohim shumë shpesh në komunikimet e nënave më fëmijët

( “ e di që nuk është puna ime..”, “ ti i di të gjitha, por…,” “më fal që jam kaq …”,

sidomos me bijat e tyre.

Për nënat është shumë e vështirë të shprehin ndjenjën e mungesës së fëmijëve të tyre. “Më mungon të të kem gjatë gjithë kohës”. Nënat e kanë më të lehtë të shprehin fraza pasiv-agresive , duke nënkuptuar kritika të fshehta për zgjedhjet e jetës së vajzave të tyre e djemve të tyre, një mënyrë për ta për të shmangur konfliktin dhe dhimbjen e tyre, e cila është pak a shumë dhe thelbi i komunikimit pasiv agresiv.

Të mos harrojmë dhe frazat tipike pasiv-agresive të miqve me të cilët  kalojmë një pjesë të mirë të kohës (“Hë se shaka po bëja”). Disa miqësi mund të bëhen të hidhura, duke na lënduar emocionalisht aq sa dhe të largohemi nga shoqëria e tyre. Miqtë më helm shpesh përdorin forma dinake  të rafinuara të agresionit përmes frazave të tilla si: “sa i ndjeshëm je..”, nënkupton se ndjenjat e tua nuk janë të përshtatshme dhe se ka diçka që nuk shkon me ty që i ke këto ndjenja. Por, të shprehësh emocionet e tua, është një pjesë e shëndetshme e çdo miqësie dhe të thuash një frazë të tillë tregon mungesë empatie.

“ Hë se shaka po bëja… si nuk pranon një shaka?” është një tjetër frazë pasiv – agresive e thënë shpesh nga miqtë duke nënkuptuar “rregullo reagimin sjellor” por që në të vërtetë kamuflojnë komentet që mund të jenë lënduese për ata që u drejtohen. Përmes këtyre frazave, miqtë thjesht shkarkojnë përgjegjësitë.  “ je me fat që më ke mua” – frazë që tregon superioritet dhe një shenjë e një miqësie jo të barabartë.

Një studim i bërë në vitin 2022 (me një kampion prej më shumë se 1200 individësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), gjeti se njerëzit më pasiv-agresivë janë kolegët e tyre (20%), nënat (18%) dhe miqtë (16%). 69%  e tyre mendonin se njerëzit janë më pasiv-agresivë në internet sesa personalisht.

Duke parë rajonet e Shteteve të Bashkuara, verilindja dhe jugu ishin zonat që përdornin më shumë fraza pasiv-agresive (33%), megjithëse dallimet midis stileve dhe frazave rajonale të komunikimit mund të shihen lehtësisht si pasive-agresive pa kontekst. Për shembull, kultura rreth mirësjelljes në Jug mund të shihet si mirësjellje e shtirur  ndaj dikujt.

Në fakt, mirësjellja e rreme/ polietesa e shtirur vlerësohet si shembulli më i keq i sjelljes pasive-agresive. Sjellje të tjera që renditen ndër më të këqijat përfshijnë pafajësinë e rreme ose të shtirur fake or feigned innocence dhe mirësinë e sforcuar (deri në manipulim- blerje të personit) weaponized kindness . Njerëzit përdorin mirësinë e sforcuar duke qenë tepër të sjellshëm si një taktikë manipulimi.

Normat e mirësjelljes në shoqëri janë tashmë pjesë e  detyrueshme në ndërveprimin tonë:

Je i sjellshëm, je i pëlqyer. Nuk je aq i sjellshëm, je i përjashtuar socialisht. Por, kush mund të thotë me zë të lartë atë që i pëlqen dhe çfarë jo. Kush mund të shprehë çfarëdo që ndjen. Secili prej nesh  dëshiron të pranohet ashtu siç është.

Dhe është pikërisht  ky detyrim  “ të qënurit gjithnjë korrekt” që disa individë ( të lirë në shpirt, jokonvencionalë  dhe me  mendim kritik) që i lodh disa nga jeta shoqërore:  Kërkesa e mirsjelljes së imponuar edhe kur nuk ndjehet për tu dhënë …

Është shumë frustruese dhe e lodhshme që të jemi të mirsjellshëm me të gjithë / të dukemi të mirë gjithmonë me gjithkënd. 

Të jesh i mirë me të gjithë do të thotë të  mos jesh vetvetja gjithnjë e më shumë.

Fatkeqësisht, agresioni pasiv e bën të vështirë komunikimin në mënyrë efektive ose produktive për zgjidhjen e konflikteve. Të mësuarit për të komunikuar drejtpërdrejt mund të mos jetë e lehtë, por një komunikim i tillë garanton marrdhënie të vërteta/jo false dhe më cilësore.

Thuhet se shoqëria kështu funksionon; të jesh një person siç dëshiron shoqëria, atëherë pranon ekzistencën tënde. Por, ka një ndryshim të madh midis të qenit i sjellshëm dhe të qenit fals/ jo i vërtetë…një e qeshur false apo e sforcuar është thjesht një përpjekje mbijetese, një ndërveprim i padëshiruar shoqëror e padiskutim humbje e vetvetes.

Përgatiti @Rudina Koromani, Psikologe Klinike, 16 prill 2024

Next Post
‘Plasi” brenda PL-së? Meta tha se strukturat janë inekzistente, i përgjigjet nënkryetari Braimllari: Pallavra

Meta foli për “laraska e sufllaqexhinj” në Partinë e Lirisë, del “viktima” e parë: Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar i partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com