Elona Bejo, pronarja e fermës “Ferma Albanik” në Ballaban të Këlcyrës ka deklaruar se lajmet e publikuara në media për të dhe bashkëjetuesin e saj janë qesharake. Në një postim në Facebook ajo thekson se e vërteta është krejt ndryshe.
“Lajmet neper portale jane teper qesharake. E verteta eshte krejt ndryshe. Falenderoj miqte per mbeshtetjen! Une jam shume mire dhe Ferma Albanik vazhdon te prese vizitore! Ju perqafoj!”, shprehet ajo.
Po për çfarë bëhet fjalë?
Fillimisht policia raportoi se francezi Maxhid Alavaz, 58 vjeç u shpall në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërsa u shoqërua bashkëjetuesja e tij, shqiptare Elona Bejo për moskallëzim krimi. Francezi nuk u gjet në banesë 2 ditë më parë por këtë të mërkurë u vetëdorëzua në polici, dhe tashmë të dy po hetohen në gjendje të lirë.
Në një njoftim të dytë zyrtar, policia zbuloi se 58-vjeçari ka kërcënuar me fjalë partneren e tij 38-vjeçare dhe do të hetohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.
g.kosovari