Dy ditë pas sulmit në Conflans, ku një mësuesi iu pre koka, dhjetara mijëra francezë i janë bashkuar tubimit për të mbrojtur lirinë e shprehjes.
Ata janë shprehur se janë me mësuesin Samuel Paty, i cili u vra pasi u tregoi në shkollë nxënësve karikatura për profetin Muhamed.
Tubimet janë zhvilluar njëkohësisht në disa qytete dhe të gjithë thonin shprehjen “Je suis Samuel”, “Unë jam Samuel”.
Marshimit i është bashkuar dhe kryeministri i vendit, Jean Castex si dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo.
Pas krimit të rëndë, policia ka arrestuar autorin e krimit të rëndë si dhe 10 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshinë në këtë ngjarje.