Biondja simpatike nga Vlora kohët e fundit është shndërruar në qendër e vëmendjes.
Sapo ka përfunduar jehona e lajmit për sherrin që ish- banorja e “Big Brother 5” pati me ish-mikeshën, një tjetër video sherr u bë publike, ajo me ish-partneren e të dashurit të saj, shkruan Bluethooth.
Mesa duket Françeska ka lënë gjithçka pas dhe po shijon jetën. Por ajo që të bie në sy teksa u hedh një sy rrjeteve sociale, është se mungojnë fotot me të dashurin e saj.
Ndoshta çifti po kalon një moment krize në marrëdhënie. Ose ndoshta Françeska ka zgjedhur që ta jetojë këtë histori të bukur dashurie larg rrjeteve sociale. E deri sa bukuroshja të vendos të flasë për këtë, gjithçka do të vijojë të mbetet një mister. (javanews.al /r.a)