• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Françeska i jep fund lidhjes me të dashurin, tregon arsyen

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Françeska Jaçe i ka dhënë fund lidhjes njëvjeçare me të dashurin e saj 10 vite më të madh në moshë. “Panorama Plus” shkruan sot se vetëm pak kohë pasi ish-banorja e “Big Brother 5” u bë objekt i shtypit rozë për videoskandalin e sherrit publik me shoqen e saj të ngushtë, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet sa i takon jetës sentimentale të modeles.

Mediat kanë hamendësuar si fillim për shkak se në profilin e saj në Instagram, ajo i ka fshirë të gjitha fotografitë me të dashurin, madje edhe atë të profilit që kishin bashkë prej muajsh. Edhe pse Françeska nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë rreth historisë, miq të tyre kanë konfirmuar se në të vërtetë lidhja ka marrë fund për shkak të xhelozisë.

E vërteta është që këto kohë ata kanë kaluar një periudhë të trazuar, edhe për shkak të ndërhyrjes së personave të tretë, siç ishte marrëdhënia e tij problematike me ish-partneren. Historia e tyre vazhdoi më shumë se një vit, ndërsa kishin disa muaj që bashkëjetonin në Milano.

22-vjeçarja nga Vlora ishte shumë aktive në Instagram, duke postuar herë pas here foto me të dashurin gjatë udhëtimeve të tyre luksoze nëpër Europë.

Gjatë intervistave të fundit, pak para ndarjes, ajo e kishte përkufizuar lidhjen e saj si “një përrallë”.

franceska 1

“Partneri im është shumë i dashur e shumë romantik. Normalisht kemi dhe ne ato zënkat tona për xhelozi, si të gjitha çiftet. E vërteta është që kam filluar të bëhem pak xheloze, ndoshta nga dashuria e tepërt. Në përgjithësi çdo gjë shkon mirë mes nesh. Ne bashkëjetojmë, jemi gati si të fejuar apo të martuar, pra na mungon vetëm dokumenti i gjendjes civile. Por që jetës nuk i dihet asnjëherë. Unë besoj shumë që jeta është e shkruar”, u shpreh ajo pak para ndarjes.

Në lidhje me pasurinë e tij, tregonte se ish-i dashuri i saj nuk di të mburret për ato që ka, makinat luksoze etj. Është i zgjuar dhe njeri i thjeshtë mbi të gjitha”. Ata festuan 1- vjetorin e lidhjes, dhe ai i bëri dhuratë një makinë “Golf 6”, versioni më i shtrenjtë i Golfit, prodhim i vitit 2014, që kushtoi 16 mijë euro.

Madje, Françeska mohoi zërat se ai kishte qenë i martuar më parë, duke theksuar faktin se statusi i tij është beqar, edhe pse nuk kishin bërë plane për martesë bashkë. Tashmë flitet se Françeska ka plan t’i kthehet dhe një herë karrierës televizive, dhe se po negocion të jetë pjesë e garës së spektaklit të Vera Grabockës “Dance with me”.

Këtë periudhë që ka qenë në një lidhje serioze, Françeska, përveç prezantimit të “Miss Universe” vitin e kaluar, është mjaftuar me angazhimin si fotomodele duke realizuar sete fotosh artistike në çdo stinë.

Panorama/d.i.

Next Post

Shqipëria në median e huaj: Heroike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In