• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Francë/ Tjetër viktimë nga protestat, Macron heziton të shpallë emergjencën

by Java News
04/12/2018 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një 80-vjeçare ndërroi jetë në Francë pasi u godit aksidentalisht në dritaren e saj nga një kanaçe me gaz lotsjellës, të shtunën në Marseille. Gruaja, që jetonte pranë vendit ku po zhvillohej protesta, e mori goditjen në fytyrë ndërsa po mbyllte grilat. Tre persona të tjerë kanë vdekur që prej nisjes së valës së indinjatës popullore, mbi dy javë më parë.

Ai që nisi si zemërim kundër çmimit të naftës, tani është rritur akoma më shumë duke iu drejtuar kostos së lartë të jetesës në përgjithësi. Ministria e Brendshme franceze thotë se 136.000 vetë morën pjesë në protestën mbarëkombëtare të së dielës, çka tregon se vrulli i demonstruesve nuk po bie aspak.

Jelekët e verdhë, siç i quajnë për shkak të veshjes fosforeshente që i bën të dallohen qartë në rrugë, u kthyen së fundi në frymëzim edhe për grupe nxënësish në gati 100 gjimnaze të vendit, të cilët kanë dalë në tubime kundër reformave në arsim.

Të pakënaqur shprehen edhe drejtuesit e auto-ambulancave që ngritën zërin kundër një sërë reformash të sistemit shëndetësor, për të cilat thonë se mund të prekin shërbimet e tyre. Reformat, tha një prej tyre për Reuters, do të na godasin financiarisht e do të shkatërrojnë kompanitë tona.

Do të ketë pushime nga puna, për këtë të jeni të sigurt, u shpreh ai. Presidenti Emmanuel Macron zhvilloi të hënën një mbledhje urgjente sigurie, por ndonëse ministrat e kanë bërë të qartë se nuk do të përjashtohet asnjë mundësi, duket se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është shtruar në diskutim gjatë bisedimeve./a.meta

Next Post
Kosova do ketë sërish bllokadë parlamentare

Opozita kosovare konfigurohet ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In