• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Francë/ Shfrytëzonin vajzat për prostitucion, dënohen 2 tutorët shqiptarë

by Java News
29/10/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimet në mediat e huaja kanë pasqyruar veprimet e shqiptarëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme, ndërsa gjuha e raportimit shpeshherë ka qenë etiketuese dhe e ashpër. Një rrjet tutorësh shqiptarë të prostitutave është gjykuar të enjten dhe të premten në Bordo, për shkak se kishin ekspozuar disa dhjetëra vajza në trotuarin rrugës “Avenue des Etats-Unis” në Tuluz. Ata u dënuan në kohëzgjatje prej 30 muaj e deri në 5 vite burg, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

Tatuazh me emër të tutorit nëpër pjesët e trupit, djegie të cigareve … tutorët shqiptarë i kanë metoda e tyre për më të pafuqishmet, për të dërguar gjatë natës disa dhjetëra vajza, nëpër trotuaret e Tuluzës.

Në më shumë se një kilometër të “Avenue des Etats-Unis” dhe “Aucamville”, këta persona ndihmuan gratë e reja për prostitucion, që u zhvillua në mes të viteve 2016 dhe 2017, në veri të këtij qyteti. Një “taksi” sillte “të bukurat e natës” nga ish Cegelec, në një kënd të arenës, për klientët e tyre.

Pas një hetimi nga ana e Shërbimit policor rajonal Toulouse (SRPJ) dhe autoriteteve tjera përkatëse të Bordos, në fund të vitit të kaluar ishin arrestuar shtatë burra dhe gra, të moshës në mes 22-vjeçare dhe 38-vjeçare, të akuzuar për “trafikim të qenieve njerëzore”, “pastrim të parave” dhe “shoqata kriminale”.

Të enjten dhe të premten, ata u paraqitën para Gjykatës Penale në Bordo. Në qendër të debatit, tre vëllezër, një shqiptar, 38-vjeçar, me nofkën “Goni”, i dyshuar se ka qenë në krye të grupit dhe i mbrojtur nga avokati i Tuluzës, Apollinaire Legros-Gimbert. “Ne po flasim për 18 vajza, por ka pasur një, dy ose maksimum tri”, ka thënë mbrojtësi dhe, “ne nuk duhet të shikojmë në këtë dosje me sytë tanë francezë. Jemi në një mjedis të romëve nga Shqipëria. Vajzat nuk ishin të detyruara në prostitucion. Ata e dinin pse kanë ardhur në Francë”.

Në kërkesat e tij, prokurori i Bordeaux nuk i kurseu të pandehurit, tre prej të cilëve u shfaqën nga paraburgimi. Ai ka kërkuar dënime që variojnë nga dy deri në gjashtë vite burg, me dënimet më të rënda për “Goni” dhe “Kely”. Tre vite burg ai kërkoi për një grua 22-vjeçare të mbrojtur nga Morgan Dupoux.

Lutjet e avokatëve kanë bërë të mundur reduktimin e këtyre dënimeve. “Goni” u dënua me 5 vite burg dhe një ndalim të përhershëm në territorin francez; “Keli” me dënim prej 4 vitesh dhe i njëjti ndalim. Të bashkëpandehurit e tyre gjithashtu u dënuan me dënime më të vogla, duke filluar nga 30 muaj burg e deri në 4 vite.

ma.me

Next Post
Bllokimi i pasaportës, Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Saimir Tahiri në Prokurori: Prisni dy ditë, dorëzova një provë vendimtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In