Franca ka raportuar 6,544 raste të reja nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 335 mijë.
Lajmi u konfirmua nga ministria e Shëndetësisë. Po ashtu raportohet se brenda një dite rreth 39 persona ndërruan jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 30 mijë.
Deri më tani në mbarë botën janë konfirmuar më shumë se 27 milionë të prekur, ndërsa rreth 898 mijë persona ndërruan jetë.