• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FRANCE/ Bandat plaçkitëse të “jelekverdhëve”, qeveria franceze gati për përgjigje të fortë

by Java News
19/03/2019 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm i Francës do t’u përgjigjen këtë javë senatorëve, kur qeveria franceze përballet me kaosin dhe prishjen e rendit të protestave të “jelekverdhëve”. Kërkohet përgjigje e fortë.

Qeveria e Francës po përballet me kritika të forta, pas zjarrvënieve dhe plaçkitjeve të demonstruesve në një protestë të “jelekverdhëve”në Paris të shtunën.
Kryeministri Edouard Philippe pranoi se kishte pasur “mosfunksionim” dhe “difekte” në aspektin e sigurisë, të cilat qeveria do të punojë që t’i korrigjojë, tha ai.

Policia franceze u shfaq e pafuqishme në protestat e së shtunës, kur demonstruesit bënë shkatërrime pa dallim në Bulevardin e famshëm Champs Elysee. Të ashtuquajturit demonstrues “të bllokut të zi” shkatërruan një restorant të njohur, Fouquet, dyqane luksoze, një bankë, një dyqan çokollatash dhe disa kioske gazetash.

Përfaqësues të shitjes me pakicë thanë se u prekën rreth 80 dyqane dhe biznese. Autoritet u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me pompa uji, në një përpjekje për t’i mbrapsur protestuesit.
“Analizat e momenteve kulmore të ngjarjeve të djeshme tregojnë se masat e marra qenë të pamjaftueshme për të përmbajtur dhunën dhe për të parandaluar shkeljet”, tha Philippe.

Zemërim në Paris
Presidenti francez Emmanuel Macron ndërpreu një udhëtim skijimi për t’u kthyer në Paris, ku foli se do të ndërmarrë veprime “të forta” në përgjigje të shqetësimeve në kryeqytet.

Figura politike të spektrit politik francez e akuzuan Macronin se nuk kishte qenë në gjendje që ta kontrollonte situatën. Kryetarja socialiste e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo tha se po pret “një shpjegim” nga qeveria. Ajo shtoi se është vërtet “e zemëruar” për “dhunën e pa precedentë”.

“Ne duhet të jemi në gjendje që ta vëmë në kontroll një situatë si kjo që sapo përjetuam”, i tha ajo gazetës pariziane “Le Parisien”.
Lëvizja e “jelekverdhëve” nisi si një protestë kundër taksës së benzinës të vendosur nga Presidenti Macron. Por tani ajo ka kaluar në një valë pakënaqësie më të gjerë kundër qeverisë së tij. Megjithëse numrat e protestuesve kanë rënë, të shtunën ato qenë më të larta se në javët e shkuara.

Kërkim i rrugëdaljes
Ministri i Financave Bruno Le Maire tha se do të mbajë sot (18.03.) një mbledhje me grupet e biznesit, të tregtisë dhe shoqatat e sigurimeve për të diskutuar ndikimin ekonomik të protestave. Këtë e bëri të ditur zyra e tij.

Muajin e kaluar, Le Maire vlerësoi se si pasojë e protestave, rritja ekonomike e Francës do të bjerë me 0.2 përqind.
Të martën, ministri i Financave do t’u përgjigjet pyetjeve të dy komiteteve të senatit francez, lidhur me ngjarjet e së shtunës. Ministri i Brendshëm Christophe Kastanier do të jetë gjithashtu i pranishëm në seancat në senat lidhur me protestat.

Në seanca do të diskutohet për “mjetet e përdorura për të trajtuar çrregullime të tilla”. Ligjvënësit vunë re rënie në situatën tregtare të Francës dhe në “atraktivitetin ekonomik” të Francës si rezultat i protestave, tha Senati në një deklaratë të dielën. /DW/

 

/a.meta

Next Post
Dekreti/ Zgjedhjet vendore do të mbahen në 30 qershor 2019

Bojkoti i PD- LSI s'bllokon dot zgjedhjet, ja si zëvendësohen komisionerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In