Nuk kanë të ndalur surprizat në Botërorin e Katarit. Pas humbjes së Argjentinës me Arabinë Saudite, një tjetër befasi vjen, këtë herë nga Al Janoub Stadium (Al Wakrah).
Australia po udhëheq ndaj kampionëve të botës, me shifrat 0-1. Një aksion model përfundon në mënyrë perfekte nga GoodWin, me sulmuesin e Adelaide United që shtyn topin në rrjetën e Francës, pas një goditje më të majtën.
/e.d