Policia franceze ka arrestuar babain dhe vëllain e Omar Ismail Mostefait, njërit prej pjesëmarrësve në sulmet terroriste në Paris, ku gjatë të premtes mbrëma mbetën të vrarë të paktën 129 persona dhe 352 të plagosur.
Policia ka arritur të identifikojë Mostefain, për të cilin autoritetet thonë se kishte dosje penale, dhe që ishte cilësuar si militant i mundshëm islamik, transmeton lajmi.net.
Mediat franceze raportojnë se janë kryer bastisje në shtëpitë e të afërmve në rajonin Ob dhe në Essonne në pjesën jugore të Parisi.









