Parisi sot ka kaluar nje mesdite te frikshme. Kjo pasi një person ka sulmuar me thikë kalimtarët në Villejuif, 7 km larg nga Parisi por më pas është qëlluar për vdekje nga Policia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 3 janarit kur pikërisht ky person vrau dy kalimtare dhe plagosi dy të tjerë rëndë ndërkohë sulmoi edhe të tjerë.
Policia ndërhyu menjëherë parkun jugor të Hautes-Bruyeres Park në Villejuif. Ajo i bëri thirrje të gjithë personave të braktisnin parkun ndërsa qëlloi autorin në tentativë për të ikur. Por sekretari i Policisë Yves Lefebvre tha se oficerët e policisë reaguan për vetëmbrojtje.
Mediat franceze shkruajnë se agresori mund të ketë pasur jelek shpërthyes në trup ç’ka shton dyshimet për një sulm terrorist të planifikuar dhe jo të rastit.











