• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Franca “ua ka hequr vizën” udhëheqësve të Kosovës

by Mero Baze
17/10/2023 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti Macron nuk donte të ishte I paqartë në atë që than ë Tiranë. Më shumë se sa penalizimi I mundshëm për mos liberalizmin e vizave, donte tu tregonte udhëheqësve të Kosovës se ai nuk ka besim se ata mbajnë fjalën e dhënë në Ohër dhe këtë e ka nga një histori e gjatë aktesh politike, dhe justifikimesh që kanë krijuar atë klimë mosbesimi tek ai si një nga autorët e planit të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një farë mënyre ai tha se po mbajnë pezull vendimin për liberalizmin e vizave, për shkak të mosbesimit tek udhëheqja politike e Kosovës. Dhe këtu thelbi është sjellja e udhëheqësve të Kosovës dhe jo vizat në vetvete si mekanizëm ndëshkimi.

Kur Presidenti I Francës deklaron se udhëheqja e Kosovës nuk bën atë që thotë, ai nuk e ka thjesht shqetësimin tek karakteri I tyre. Se ka disa politikanë që gënjeshtrën e kanë pjesë të jetës së tyre politike dhe nuk mërziten shumë. Por ai e merr dhe më seriozisht situatën. Kur ai shikon se ata nuk bëjnë atë që thonë ai dyshon se ata kanë në kokë një plan tjetër nga ai bien dakord me Perëndimin.

Pra i marrin më seriozisht si njerëz që kanë plan B, se sa thjesht si gënjeshtar. Dhe plani B që tremb perëndimin është një plan kundër depërshkallezimit në veri që mund të çoj ose në një konflikt të ri, ose në kthimin në një gangrenë të pakicës serbe në Veri të Kosovës, për ta mbajtur atë si kauzë politike me të cilën mund të sigurojnë pushtet si populist.

Pra thelbi I gjithë pakënaqësisë së Presidentit Macron me udhëheqjen e Kosovës është se ata e kanë gënjyer atë. Dhe krijimi I një klime besimi me një prej dy intelokuturëve ndërkombëtar të planit të paqes, tani është shumë më e vështirë se pas Ohrit.

Ajo që bëri Albin Kurti ishte se menjëherë pas ra dakord verbalisht në Ohër për planin Franko Gjerman, filloi të justifikohej se Vuçiq, nuk e do planin, se Vuçiq nuk do ta zbatoj atë etj.

Këto janë të vërteta. Madje janë të vërteta të provueshme. Është e qartë që Serbia nuk e do atë plan, pasi ai plan është në favor të Kosovës. Por përse Kosova nuk hedh hapat e saj në realizmin e atij plani është një pikëpyetje e madhe.

Albin Kurti do të krijoj besueshmëri ndërkombëtare kur të ulet të bëj detyrat e tij të caktuara në Ohër, pasi nuk e ka caktuar njeri supervizor të Vuçiqit. Vuçiq ka axhend tjetër, ka aleatë të tjerë nga Pekini në Moskë dhe ndoshta nuk ka ndërmend kurrë të firmos atë plan.

Por Kosova nuk duhet të barazohet me Serbinë në këtë plan ndërkombëtar të Paqes. Kosova duhet të kryej gjithë detyrimet e saj dhe tia lërë Serbisë në derë përgjegjësinë për hedhjen në erë të projektit franko gjerman.

Por ajo bëri të kundërtën. Pas Ohrit, duke ju referuar Serbisë, Albin Kurti krijoi bindjen se nuk kish ndërmend të plotësonte asnjë rekomandim ndërkombëtar dhe në vend të fuste Kosovën në prioritet e Perëndimit e futi atë nën sanksione të perëndimit. Aq e rënd është kjo sa dhe pas sulmit barbar të 24 Shtatorit, ai ende nuk po barazohet me Serbinë, sa i përket sanksioneve. Dhe e gjithë kjo se ai ka krijuar mungesë besueshmërie.

Tani Albin Kurti mund të jetë gati të firmos gjithçka, por kjo do ti haj kohë që të bëhet dhe i besueshëm. Kur ndodhi 24 Shtatori, u pa qart se Perëndimi ishte në krah të Kosovës me gjithë forcën, dhe kjo është garancia që Perëndimi jep për Kosovën. Ai nuk e lë atë në dorë të Serbisë.

Por nga ana tjetër Kosova nuk duhet ta trajtoj kërkesat e Perëndimit si një arsye pse ndodhi 24 Shtatori sic po bën Kurti. 24 Shtatori ndodhi nga e kundërta, nga fakti që Kurti ju largua Perëndimit dhe trimëroi Serbinë.

Tani do ti duhet dyfishi I punës për të rikthyer besimin tek Perëndimi. Pas gjithë kësaj sorollatje dhe sanksioneve ndaj Kosovës, ati I duhet një herë energji për tu kthyer në pikën zero dhe pastaj për të filluar ngritjen.

Është kjo arsyeja që ajo që bëri Macron nuk kishte të bënte aq shumë me pezullimin e procesit te liberalizmit të vizave, të cilat janë premtuar se do hiqen në Janar, por me faktin se ai I ka hequr vizën udhëheqjes së Kosovës, e cila për të është ende  e pabesueshme.

Next Post
Lufta/ Sulmet izraelite godasin spitalin e Gazës, dyshohet për qindra viktima

Lufta/ Sulmet izraelite godasin spitalin e Gazës, dyshohet për qindra viktima

Comments 4

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Franca eshte aleate e Serbise.nga Kina sot qe ishte per nje vizite Vucici falenderoi Kinen Rusine dhe pastaj tha faleminderit dhe Frances.ca dreqin do Rama dhe takomet me Makronin

    Reply
  2. Irroshi says:
    2 years ago

    Më se e qartë Mero.
    Nuk ka dyshim që qeveria Kurti po zbaton planin B . Planin e vet për të qendruar në pushtet sa më gjatë. I mbështetur nga thirrje radikale që fatkeqlsisht rrojnë në perëndim , se fajin për mbrapshtitë politike që po ndjekin Kosovën vijnë nga Tirana, nga Edi Rama , po e bën këtë kryeministër shumë regresiv dhe përçarës, jo vetëm të çështjes kosovare por edhe si komb shqiptar në tërësi në 5 shtete ku jeton.
    Urime.

    Reply
  3. F-22 Raptor says:
    2 years ago

    I nderuar Armand! Franca eshte fuqi globale, me arsenal berthamor e anetare e perhershme me te drejte vetoje ne KS. Si asnje shtet tjeter ne BE. Franca i zgjedhe vet aleatet e partneret e vet, dhe nuk na pyet ne. Pyetja shtrohet: A kemi interes ne te kemi marredhenje te aferta me Francen, si dhe a kemi luksin te refuzojme miqesine e saj? Nuk besoj, nisur edhe nga statusi i Frances ne BE, i cili ka peshe te madhe.

    Reply
  4. Tsamisis Konstantina Janullica Mitisotakis Vangjelis Beleris says:
    2 years ago

    I nderuar Armand.
    Katundarët e vjetër, për të peshuar mallrat e tyre, kishin ca peshore, shumë të sakta, me një bole kandari, që lëviste nëpër ndarje milimetrike, në funksion të peshës së vendosur në pjatën e peshores. Kaqmpër histori.
    Tashti, vijmë tek tema jonë.
    Macroni, është kandari i vjetër, dhe e lëviz, bolen e kandarit të tijë, sipas peshës së problemit në pjatën e peshores franceze, ku ai (Macroni) është president. Ok ?
    Sa për atë, se kush është më i rëndë, në peshoren e tijë, e vendos Ai – Macroni – dhe as Rama dhe daha më tepër Albin Kurti e Vjosa Osmëni, të cilët, me sa po kuptojmë, qysh tashti, duhet të dorehiqen menjëherë, për mos të trashur zullumin në kurriz të popullit kosovar.
    Albin Kurti, është një tumor agresiv kanceroz në Kosovë, që duhet të hiqet urgjent, sa nuk është vonë për kosovarët e mjerë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

December 19, 2025
Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

Habit Adriatik Lapaj, qethet përpara Kryeministrisë, prej dy javësh vijon protestën

December 19, 2025
Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

Përfundon mbledhja për Ballukun/ “Kuvendi po bëhet pengesë për SPAK”- Bardhi: Datën nuk e vendosën se nuk u ktheu përgjigje…

December 19, 2025
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni!

December 19, 2025
Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkoi kohë të njihet me provat e SPAK

December 19, 2025
Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

December 19, 2025
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In