Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot në mbrëmje një shtetrrethim midis fashës orare 21:00-06:00 në Paris, Marsejë dhe shtatë qytete të tjera, që janë në gatishmëri maksimale për shkak të numrit të rasteve të COVID-19.
“Ne nuk e kemi humbur kontrollin mbi virusin, por kjo është një situatë shqetësuese dhe sistemit shëndetësor i ka mbetur pak kapacitet, sepse rastet e infektimit po ndodhin në të gjithë vendin dhe personeli është i lodhur pas valës së parë të epidemisë në pranverë”, këmbënguli ai.
Macron theksoi se me këtë lëvizje qeveria synon të ulë numrin e infektimeve ditore nga mesatarja aktuale prej 20 000 në 3 000-4 000, sepse në këtë mënyrë ajo mund ta menaxhojë.
Shtetrrethimi hyn në fuqi të shtunën.
/a.r