Forcat e sigurisë franceze i frikëson ndonjë reagimi mbarë popullor në Francë, si pasojë e rrezikut që vjen nga sulmet e terrorizmit. The Telegraph raporton se siguria franceze madje paralajmëron se në Francë mund të ndodhë një “11 shtator”. “Linjat e fluturimit janë paralajmëruar për ndonjë sulm të mundshëm”, i ka thënë një burim francez Telegraph-it.
Edhe presidenti Francois Hollande ka paralajmëruar “kombin që të përgatitet për më shumë dhunë”, duke thënë se këto rreziqe vijnë nga “rritja e kërcënimit nga islamistët”.