• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Franca dhe Gjermania plan për bashkëpunimin ushtarak evropian

by A R
12/09/2016 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij të rregullt për gjendjen e Bashkimit, të mërkurën do të kërkojë fundin e izolimit të ushtrive evropiane, ndërsa liderët evropianë të premten – në Bratislavë – do të diskutojnë bashkëpunimin ushtarak pa Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.

Gjermania dhe Franca paraqitën një listë të detajuar të propozimeve, përfshirë komandën e përbashkët dhe të përhershme të një force evropiane për misionet civile dhe ushtarake. Ky veprim nuk do të thotë krijimin e një Ushtrie evropiane, por përfaqëson progres në ambiciet evropiane për ruajtjen e paqes dhe menaxhimin e katastrofave – që do të thotë ringjalljen e grupeve luftarake të Evropës, që ishin operative që nga viti 2007 e kurrë nuk u përdorën. Pra, Berlini dhe Parisi duan forcimin e Eurocorps-it, grupit të përbashkët ushtarakë të disa anëtarëve të BE-së dhe NATO-s.

Vendimi për të forcuar bashkëpunimin ushtarak, që për herë të parë e tentuan Franca dhe Britania e Madhe më 1998, nuk ka të bëjë tash me daljen britanike nga BE. Asnjë vend evropian, si i vetëm, nuk ka fuqi të mjaftueshme për të kundërshtuar shtetet në kufijtë e Evropës, militantët islamikë apo kërcënimet ruse.

Franca dhe Gjermania, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë të BE-së, duan të bashkëpunojnë me NATO-n që ka 22 prej 28 vendeve anëtare të BE-së.

“Një mbrojtje më e fortë dhe më e aftë evropiane do të çojë në një NATO edhe më të fortë”, thuhet në dokument.

Britania dhe Franca janë forcat më mëdha ushtarake evropiane, dhe britanikët janë në mesin e anëtarëve të NATO-s që plotësojnë kërkesat e shpenzimit të më shumë se dy për qind të buxhetit kombëtar për mbrojtje, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini, bën thirrje për të ndërtuar “autonomi strategjike”, duke sugjeruar pavarësinë nga Shtetet e Bashkuara. Mogherini nxit “bashkëpunimin e përhershëm të strukturuar”, që do të lejojë disa ushtri evropiane që të punojnë së bashku, edhe pse vendet e tjera nuk dëshirojnë të marrin pjesë.

“Është bashkim i atyre që këtë e duan atë”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes të BE-së, duke shtuar se “nuk ka kohë më të mirë për të synuar këtë”,

Berlini dhe Parisi duan që qeveritë evropiane të marrin në konsideratë rritjen e financimit të misioneve dhe operacioneve evropiane, si dhe të ndajnë mjete për programin e kërkimit. Franca dhe Gjermania propozojnë të fillohet me ndarjen e 90 milionë eurove në periudhën nga 2017-2019. Fjala është për një buxhet të vogël në krahasim me miliarda dollarë që ndajnë Shtetet e Bashkuara, por kjo do të ndihmojë që BE të mos mbetet mbrapa në sferën ushtarake dhe të mos jetë e varur nga industria e mbrojtjes së vendeve si Koreja e Jugut dhe Izraeli. /

Next Post
DYSHIMET/ Saimir Jaku u ekzekutua nga vrasës me pagesë

DETAJET e vrasjes së Saimir Jakut, i plagosuri: Ja çfarë tha para se ta qëllonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com