• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Franca dhe Gjermania kthejnë 100 shqiptarë, kërkonin azil në BE

by A R
16/01/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në aeroportin “Nënë Tereza” janë riatdhesuar rreth 100 azilkërkues shqiptarë nga Franca e Gjermania. Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e cila ndodhet në Rinas, ka bërë një apel për shtetasit shqiptarë të mos aplikojnë për azil të paligjshëm në vendet e BE-së, pasi shanset për ta përfituar janë ‘zero’. Ajo ka sqaruar se e drejta për të migruar i përket çdo shtetasi, por vetëm nëpërmjet procedurave normale, ligjore të pranuara nga të gjitha vendet demokratike.

Voda ka nënvizuar faktin se vendet e BE-së kanë nisur të aplikojnë dispozita ligjore më të ashpra ndaj azilkërkuesve shqiptarë, sidomos Gjermania dhe Franca.

“U kryen dy aksione ri-atdhesimi të shtetasve shqiptarë azilkërkues nga dy vendet e BE-së, Franca dhe Gjermania. Janë operacionet e para të riatdhesimit për vitin 2019. Në total janë rreth 100 shtetas shqiptarë, të cilët kanë kërkuar azil në këto vende të BE-së, por që sigurisht kërkesat e tyre nuk janë pranuar dhe sot ata janë riatdhesuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Si zëvendësministre e Brendshme mendoj se kam për detyrë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos aplikojnë dhe të mos udhëtojnë apo migrojnë drejt vendeve të BE-së, me qëllimin e vetëm për të kërkuar azil. Duhet të kuptojnë edhe një herë sepse kërkesa për azil është një kërkesë, e cila nuk mund të pranohet nga vendet e BE, për shkak se Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra do të thotë është një shtet me të gjithë standardet, për një jetesë normale, një shtet demokratik, me një qeverisje demokratike dhe shtetasit shqiptarë kanë shanse zero për t’u pranuar kërkesat për azil”, deklaroi Voda.

Ajo bëri me dije se përsa i përket legjislacionit të vendeve të BE-së, që ndoshta deri pak kohë më parë ka qenë pak “bujar” në lidhje me kërkesat e shqiptarëve për azil, ky legjislacion tashmë në Gjermani ka ndryshuar, madje do të ndryshojë prapë.

“Legjislacioni është ashpërsuar dhe është reduktuar koha e procesimit të kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Francën. Duke filluar nga janari 2019, legjislacioni francez i ndryshuar ka kaluar në parlamentin francez, shumë shpejt hyn në fuqi dhe ky legjislacion do të ashpërsohet. Kriteret do të jenë shumë më të rrepta, koha e shqyrtimit të kërkesës, pra aplikimit për azil do të jetë shumë më e shkurtër, dhe shtetasit shqiptarë të cilët padrejtësisht kanë aplikuar për azil në Francë, do të kthehen, do të riatdhesohen në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh zv.ministrja.

Ajo iu bëri thirrje shtetasve shqiptarë, të gjithë atyre që duan të lëvizin, “patjetër është e drejta e tyre, që duan të migrojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të zgjedhin rrugën e migrimit të sigurt dhe të rregullt”.

“Disa nga vendet e BE-së, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, kanë hapur qendra ku janë të mirëpritur të gjithë ata qytetarë, shtetas shqiptarë të cilët duan të punësohen jashtë vendit, për të parë mundësinë për t’u punësuar dhe për të migruar në rrugë të rregullt.

Kështu që thirrja ime do të ishte të zgjedhin mundësitë dhe jo migracionin e parregullt. Kjo ka qenë edhe motoja e Ministrisë së Brendshme, në një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi në të 12 qarqet e Shqipërisë gjatë vitit 2018. Është një fushatë ndërgjegjësimi që ne duam ta përsërisim, pasi shohim se njerëzit kanë nevojë për informacion, kanë nevojë të dinë cilat janë pasojat e migracionit të parregullt. Mjafton të them që shumë ndoshta prej të miturve, grave apo vajzave mund të bëhen dhe viktima të mundshme trafikimi, ndaj ju lutem zgjidhni mundësitë dhe jo migracionin e parregullt!”, tha ajo.

/a.rada

Next Post
Basha nuk pyet aleatët, i hap derën Shpëtim Idrizit: Na ndihmo të largojmë Ramën

Pas braktisjes së Kuvendit, Basha mbledh aleatët në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In