Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka finalizuar ratifikimin e marrëveshjes së Parisit për klimën, e arritur në dhjetor të vitit 2015, duke e bërë kështu Francën shtetin e parë të industrializuar që e bën këtë gjë. “Nënshkrimi është i mirë, ratifikimi është edhe më i mirë,” tha Hollande, transmeton Gazeta Express.
Ai njoftoi se marrëveshja nuk do të futet në fuqi nëse të paktën 55 vende përgjegjëse për të paktën 55% të emisioneve të gazrave globale nuk e ratifikojnë atë.
Deri më tani, 17 vende – kryesisht ishuj të vegjël dhe vende që shtrihen në zona të ulëta bregdetare të cilat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngritjes së nivelit të detit – e kanë ratifikuar marrëveshjen, referon “Gazeta Express”. (b.an)