Analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, tha se opozita vazhdon të fragmentarizohen dhe kjo është në dëm të të gjithëve, sidomos për vetë Sali Berishën.
“Problemi i fragmentimit të së djathtës vazhdon Fragmentizmi i të djathtës vazhdon dhe kjo është në dëm të të gjithëve dhe sidomos për Sali Berishën. Problemi I opozitës është si të mundin Edi Ramën dhe Rama kundërshtar do Sali Berishën, jo këtë, sepse i rriten kreditet politike”, tha ai.
Për analistin, Ergys Mërtiri, çarja e PD tregon se ajo që prej fillimit nuk ka qenë parti e djathtë, pasi po të ishte ndryshe ata do ta kishin gjetur gjuhën e dialogut mes fraksioneve.
“Kjo çarje e PD tregon se nuk ka qenë aq e djathtë si parti, sepse do e kishte gjetur gjuhën po të kishte qenë e djathtë. E djathta në thelb nuk e pranon revolucionin. Ajo që thotë Berisha është non sens. Të thuash revolucion në të djathtën, është blasfemi. Revolucioni për natyrë është i majtë, dhe radikalisht i majtë”, theksoi ai.