• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fqinjët më shohin çuditshëm”/ Flet i prekuri me koronavirus: Në spital s’isha në gjendje të thërrisja infermieren, infektova vajzën 8 muajshe

by Java News
04/05/2020 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes dhjetëra historish të të prekurish me koronavirus në Kosovë, është edhe ajo e Artan Hakaj, i cili prej gati një muaji ndodhet në luftë me armikun e padukshëm. Tashmë në pritje të një përgjigje nëse e ka fituar betejën me këtë armik, ai rrëfen momentet kur mësoi se brenda trupit të tij tashmë po avanconte një virus me të cilët po lufton e gjithë bota.

Hakaj tregon se simptomat e para i shpërfilli, pasi mungesa e temperaturës së lartë e bëri të mendonte se është thjesht një gjendje kalimtare.
Në spital ka kaluar vetëm 8 ditë. Në emisionin “Rreze Dielli” ai thotë se nata më e keqe e kaluar brenda mureve të spitalit ka qenë ajo e pesta, në të cilën nuk ishte në gjendje as të thërriste infermierën për ndihmë.

“Po insistoja shumë për rezultatin, më thanë që jam pozitiv dhe më dërguan menjëherë në karantinë. Duhanpirësit do ta përjetojnë më shumë këtë gjë. Unë si duhan-pirës kam përjetuar 50% më shumë vështirësi në spital nga sa mund të përjetoja. Kam patur vështirësi, një natë kam patur edhe zënie të frymëmarrjes, kisha ankthe të forta, nuk isha në gjendje as ti thoja djalit me të cilin isha në dhomë që të thirrte infermieret, ka qenë nata e 4 ose 5, ishte një natë shumë e keqe. Unë në spital kam qëndruar 8 ditë, pastaj rrahjet e zemrës kam patur të çrregullta, por për fat të mirë nuk ka patur nevojë për aparate për të marrë frymë normalisht.” tregon Hakaj.

Ai thotë se reagimi i njerëzve është i pakuptimtë, ndërkohë që rezerva shpreh edhe për mediat, pasi sipas tij e kanë zmadhuar rrezikun që vjen nga ky virus.

“Unë vetë e kam deklaruar dhe e kam thënë që jam me koronavirus, pasi kam dashur që ta dinë edhe ata që ndoshta unë nuk i mbaja mend që mund të kem patur ndonjë kontakt me ta, dhe të ruhen. Por rasti nuk është i njëjtë te të tjerët, të paktën fqinjët tanë e kanë marrë më rëndë sesa është. Nga njëra anë nuk i fajësoj, se edhe mediat kanë bërë të vetën, e kanë bërë gogol, është një grip pak më i fortë se të tjerët, e duke qenë se prej kaq shumë muajsh është bërë gogol, njerëzit sapo ta marrin vesh ikin sikur ky virus të kapërcente 5 metra, dhe të kapte prej një distancë të largët. Siç më ka ndodhur edhe në hyrje, por unë kam bërë 3 teste, edhe kur kam dalë për ritestim, kam dalë me masa mbrojtëse dhe ndaj e kam bërë publike, që të tjerët ta dinë dhe të ruhen. Por ndjenja më e rëndë është kur edhe pse ti përpiqesh të ruash maksimalisht distancën, në momentin që befasisht të shohin, reagojnë në një mënyrë sikur sëmundja të transmetohet me rrezatim, me një frikë që për atë që kanë virusin është ndonjëherë irrituese.” tregon Hakaj.

Ai thotë se ndihej fajtor që ka qenë ai transportuesi i virusit te familja e tij dhe se ndihej i pafuqishëm për të bërë diçka. Megjithatë, fatmirësisht, edhe gruaja edhe foshnja kishin simptoma shumë të lehta dhe jo përkeqësim të shëndetit.

“Edhe vajza tetë muajshe dhe gruaja janë konfirmuar me koronavirus një javë pasi jam konfirmuar edhe unë. Në fakt për këtë kam dalë edhe nga spitali pa u bërë 2 javë qëndrimi atje, kam dalë ditën e tetë, nuk kishte më arsye për të qëndruar në spital. Sepse unë u hospitalizova, qëndrova në spital me shpresën se nuk ia kam transportuar vajzës dhe gruas, por në momentin që u konfirmuan, ishte shumë e sikletshme që isha unë fajtori që e dija që e kam mbartur virusin dhe e kam transportuar tek ata. Plus nuk kisha mundësi t’i ndihmoja, ishin momente shumë të vështira për një njeri që i mendon gjërat pak më thellë. Isha unë fajtori i infektimit të tyre dhe as nuk mund t’i ndihmoja. Por njerëzit e afërt më ndihmuan që të furnizonin me ushqime dhe ilaçe gruan dhe foshnjën 8 muajshe.”- tha Artan Hakaj.

g.kosovari

Next Post
Në kërkim të “recetës” ekonomike për krizën e Covid-19

Dyshime e pikëpyetje thelbësore rreth krizës së Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In