Dalin pamje nga lokali në Elbasan, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u vra 40-vjeçari Florian Lamçja. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi” të Elbasanit gjatë një sherri mes viktimës dhe dy persona të tjerë. Sipas Policisë të tre tre personat e përfshirë në sherr ishin të dehur. 40-vjeçari humbi jetën pasi u godit me shishe dhe sende të forta. Policia për vrasjen e tij po heton në dy pista, atë të hakmarrjes dhe prishjes së pazareve të drogës.

Kush është Florian Lamçja?
40-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Ai është i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’, e po ashtu ka qenë i përfshirë edhe në dy plagosje. Gjithashtu dyshohet se Lamçe mund të jetë përdorur edhe si vrasës me pagesë nga grupet kriminale në Elbasan. Po kështu, Lamçe është është i vëllai i Olti Lamçe, i cili është dënuar me 24 vite burg për vrasje. Ky i fundit në vitin 2011 vrau pronarin e disko ‘Tekiles’, Almir Canin.

Ai njihej edhe me nofkën “Flor Qorri”. Florian Lamçja eshte qelluar me shishe birre ku goditjet në kokë dyshohet i kanë shkaktuar vdekje.












