Avio-industria izraelite, ka prezantuar në panairin e mbrojtjes në Paris, një veturë të re luftarake pa shofer.
Mediat raportojnë se avio-industria izraelite (IAI), ka prezantuar në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes ajrore dhe tokësore “Evrosatori 2016”, veturën e avancuar pa pilot të quajtur RoBattle, transmeton Telegrafi.
RoBattle është projektuar të përmbush një sërë misionesh, duke përfshirë atë të zbulimit, mbikëqyrjes, ofron mbështetje gjatë të shtënave me armë zjarri dhe mbron konvojet.
I rëndë plotë 7 ton, kjo makineri ka një dizajn të moduluar, komponentët e të cilit mund të zëvendësohen lehtësisht, në mënyrë që të jetë i gatshëm sërish për veprim.
Pjesa e brendshme e kësaj veture ushtarake përbëhet nga pullat manipuluese, sensorë, dhe radarë të njoftimit, zbulimit dhe vëzhgimit si dhe armët me telekomandë. /Telegrafi/