• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/Turistët pushtojnë Sarandën

by Java News
13/04/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjirin e Sarandës ka mbërritur kruaziera e parë e kompanisë MSC, e mirënjohur në botë për udhëtimet kruiz.

“MSC Poesia” është kruaziera që çeli turin e 30 udhëtimeve të kësaj kompanie prestigjoze drejt Sarandës.

Në vlerësim të kësaj ngjarje të rëndësishme turistike për Sarandën, në sheshin e portit u organizua një ceremoni pritëse, ku morën pjesë kryetarja e Bashkisë, Florjana Koka, përfaqësuesi i kompanisë MSC në Shqipëri, Gazmend Haxhia dhe autoritete portuale e të kapitenerisë së Sarandës.

3Kryebashkiakja Koka tha në përshëndetjen e rastit se “kjo është një parathënie domethënëse për sezonin që po përgatit Saranda, dhe brenda të gjitha pritshmërive tona, për të shënuar fluksin më të madh se çdo vit tjetër, të turistëve të huaj”.

Turoperatori Haxhia, tha se MSC dhe “Albania Experience” që ai përfaqëson, prej shumë vitesh kanë punuar të përfshijnë në guidat e tyre Sarandën dhe vetëm sot u mundësua kjo, që do të ndodhë për çdo të enjte, me 30 ‘prekje’ të tilla. Kompania MSC ka një kalendar mjaft impresionues prurjesh në Sarandë.

Në pritje të mbi 2 mijë turistëve të “MSC Poesia”, të rinjtë e grupit artistik “Zëri i Bilbilit”, krijuan një atmosferë të gëzueshme festive. Turistëve iu shpërndanë verore me mbishkrimin “Saranda 2017”, si dhe kartolina e nënshkruar nga Kryebashkiakja Koka, me mbishkrimin “Ju deklaroj “Mik i Sarandes”.

16Turistët e ardhur me “MSC Poesia”, mësohet se janë nga vendet latine, amerikanë, anglezë, gjermanë, italianë e spanjollë.

Mjaft prej tyre preferuan të ndjekin guidën ditore me autobusa, guida që patën në fokus Butrintin, Ksamilin, Syrin e Kaltër, dhe përfshinë edhe asetet turistike të Gjirokastrës. Te tjerë “eksploruan” në lëvizje të lirë qytetin e Sarandës, ndërsa ishin me qindra që u zhytën në detin e Sarandës, në Plazhin “Rinia”, buzë shëtitores.

Vetëm në rrugë detare, nga porti i Sarandës, pritet që sivjet të preket shifra e 300 mijë turistëve, sipas Sotir Davellës, drejtor i portit.

Gjatë gjithë verës dhe vitit 2017, pritet të ketë një dyfishim të numrit të kruazierave nga 34 kruaziera në 2016, numri i tyre do të shkojë në 75 të tilla këtë vit./m.m/


c.a

<>

Next Post
Shkatërrohet banda e shqiptarëve që shpërndante drogë në shkollat italiane

Shkatërrohet banda e shqiptarëve që shpërndante drogë në shkollat italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In