Publikohen fotot e dy prej të dyshuarve që kanë marrë pjesë në grabitjen e parave të një banke private në afërsi të Rinasit. Foto i përkasin autorëve të dyshuar Admir Murataj dhe Dritan Sinani. Ata u arrestuan dy ditë më parë nga policia dhe janë pjesë e grupit të grabitësve të 3.2 milionë dollarë.
Admir Murataj është vëllai Admir Murataj, i cilesuar si kreu i bandës së grabitësve.
Kush i tradhtoi bashkëpunëtorët e grabitësve.
Kamerat e sigurisë së banesës së Admir Murataj në Pezë dhe të biznesit të Dash Kupës, kanë tradhetuar grupin që në dy raste grabitën mjetet e transportit të parave të bankës.
Sipas prokurorisë, Aleksandër Murataj, vëllai i të shpallurit në kërkim Admir Murataj dyshohet se nuk ka marr pjesë në grabitje direkt, por ka ndihmuar grabitësit si në vëzhgimin e mjeteve ashtu edhe pas grabitjes, duke i shoqëruar me makinë.
Ndërkohë i dyshuari Dritan Sinani, mendohet se ka marr pjesë në grabitje, por si shofer i njër prej dy foristradave që u përdoren gjatë grabitjes së 9 shkurtit. Gjithashtu, Sinani rezulton se është dënuar kohë më parë nga prokuroria për krime të rënda për trafik droge të mbetur në tentativë, pasi është arrestuar duke tentuar të kaloi nga porti I Durrësit një sasi të konsiderueshme hashashi me autobusin, ku ishte punësuar si shofer./a.ç