Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kandidatët për deputetë është takuar sot me gratë e Kukësit, të cilat i kanë bërë një surprizë para se ai të merrte fjalën.
Kryetarja e Forumit të gruas socialiste në Kukës, i ka dhuruar kryeministrit një kostum popullor të zonës së Lumës për djalin e tij, Zahon.
“Po ju jap një dhuratë për Zahon e vogël, një kostum nga Luma. Le ta ketë Zaho një kujtim nga Luma”, tha ajo, ndërsa Rama e vuri para vetes kostumin e punuar me dorë duke e parë me kureshtje.
a.ç