Disa fotografi që tregojnë gjendjen e punës në Bulevardin e Ri i cili po zgjatohet pas “Stacionit të Trenit”. Fotot i ka postuar kryebashkiaku Erion Veliaj me diçiturën: “Nëse ju pëlqeu Pazari i Ri, nuk keni parë gjë ende.”
Pas vendosjes së pllakave të para, paralelisht Bashkia e Tiranës prej disa ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqytetit në një hapësirë të madhe gjelbërimi.
Projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme. Lartësia e pemëve shkon nga 4 deri në 7 metra.
a.ç