Një ditë më parë, Sali Berisha vlerësonte protestuesit e PD-së në çadër.
Sipas tij, aty ka të ngrënë e të pangrënë, që po rezistojnë.
Por ndërsa të pangrënët e PD-së rezistojnë në çadër, sipas Berishës, Lulzim Basha ia shtron me karkaleca e verë të shtrenjtë në lokalet më të shtrenjta të Tiranës.
Ai ka drekuar me Agim Hushin, të shoqen, Genc Pollon dhe deputetin austriak që ftoi në çadër, i cili dukej qartë që kishte ardhur për turizëm, pasi edhe gjatë fjalimit që mbajti, ishte me apartan fotografie në krah.
Ndërkohë, ndërsa Basha ia kishte shtruar me karkaleca, Rama e kaloi drekën me qepë e ullinj në një familje në Cakran.