• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Zogu me motrat e tij në Shkodër… për të inkurajuar gratë që të heqin ferexhetë (në prag të miratimit të ligjit)

by Java News
01/02/2017 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.
Ligji i Zogut, që u miratua në parlament në mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari.

Që prej dhjetë vjetësh, qeveria u kishte kërkuar grave të hiqnin ferexhetë, por pa sukses, prandaj vendosi të veprojë me ligj.

Tri princeshat, të veshura me funde të ngushta, me peliçe dhe me kapele, shoqëroheshin nga një eskortë ushtarake dhe ndiqeshin në çdo hap nga fotografët. Vizita, që zgjati një javë, paralizoi pothuajse çdo aktivitet në Shkodër.

Motrat shkuan në mënyrë demonstrative dhe të bujshme nëpër shkolla, spitale e tregje, vizituan kisha e xhami dhe morën pjesë në dreka e darka. Në takimet e shpeshta që patën me gratë, princeshat u përpoqën t’i bindin se zbatimi i ligjit të ri nuk do t’ua dëmtonte prestigjin femëror.

Kjo është një foto tipike e fiksuar në njërën prej atyre ditëve dhe e publikuar në gazetën e ilustruar britanike “The Sphere”. Gazeta e boton fotografinë nën titullin “Një shembull për popullin”. Është bërë përpara ish-gjimnazit të Shkodrës.

“Gratë me ferexhe, – shkruan autori i fotografisë, – ecnin me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës dhe Shkodrës. Gra të mbuluara shihje madje edhe në trotuaret e Durrësit.

Megjithatë, në fshat gratë shqiptare e tregonin fytyrën me krenari. Asnjë grua fshatare në Shqipëri, myslimane, katolike apo ortodokse, nuk kishte mbajtur ndonjëherë ferexhe.”/shqiptarja/a.k

zogu motrat(Zogu ne Shkoder me motrat)

Next Post
FOTOT/ Shakira e Pique kanë ditëlindjen në të njëtën ditë… por jo moshën

FOTOT/ Shakira e Pique kanë ditëlindjen në të njëtën ditë... por jo moshën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In