• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Zbuloni se sa paguhen yjet e “Hollywood” nga DiCaprio e deri te Adam Sandler

by A R
09/05/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të përmendnim emrat, padyshim do të çonit ndërmend rolet e tyre më të shquara. Por, sot do t’iu bëjmë me dije një detaj specifik, që me shumë mund është bërë publik. Ata janë yjet më të mëdhenj të “Hollywood”-it, por a e dini sesa paguhen? Pikërisht këtë zbulon tabloidi britanik “The Independent”, gjetjet e të cilit janë interesante, mbi të gjitha sepse tregojnë se aktorët nuk mund të kërkojnë edhe sot e kësaj dite “valixhet” e tejmbushura me të holla si disa dekada më parë.

Gjithsesi, fakt mbetet ekzistenca edhe në ditët e sotme e fenomenit të “superyjeve”, e disi më pak surprizë është gjetja tjetër se, shumica e tyre janë meshkuj.

Në krye të listës së më të paguarve mbetet Daniel Craig, për filmin e ri ende të patitulluar “Bond”, që do t’i sigurojë atij një shumë prej 25 milionë dollarësh, ndërkohë që “titani” Dwayne Johnson pritet të përfitojë plot 22 milionë dollarë për rolin e tij në filmin aksion-komedi “Red Notice” që do të shfaqet në vitin 2019.

Kjo shumë e bën Johnsonin të mposhtë bashkëprotagonistin e tij te “Fast & Furious 8”, Vin Diesel, i cili ka përfituar 20 milionë dollarë për filmin e vitit 2017 me kryeprotagoniste Charlize Theron.

Duhej të zbrisnim nga “podiumi” për të gjetur një femër yll të kinematografisë. Anne Hathaway është përfshirë në listën e më të paguarve të “Hollywood”-it falë shumës prej 15 milionë dollarësh që ka arkëtuar nga protagonizmi në filmin e shumëvonuar për të dalë në ekranet e kinemasë, “Barbie”, lënë për në vitin 2020. Po kaq ka përfituar edhe Jennifer Lawrence, për rolin e saj në filmin “Red Sparrow”.

“Variety” raporton se Leonardo DiCaprio ka përgjysmuar përfitimet që do të mund të siguronte për një kryevepër filmike si “Inception”, vetëm e vetëm që të shfaqet në projektin e ri të Quentin Tarantinos, “Once upon a Time in Hollywood”, për të cilin do të paguhet vetëm 10 mln dollarë.

Po kaq ka përfituar edhe Robert Downey Jr., për vetëm 15 minuta filmike në “SpiderMan: Homecoming”.

Ia vlen të theksosh se, ky raportim është i bazuar në një film të vetëm të një aktori specifik. Nëse do të përfshinim të gjithë filmat ku marrin pjesë, Johnson me siguri do të merrte “kurorën e Mbretit”, si aktori më i paguar i “Hollywood”-it, për shkak të një sërë filmash ku është protagonist. Lista e plotë e përfitimeve të yjeve të “Hollywood”-it, në fotogalerinë e mëposhtme. TCH/ma.me

Next Post
Hetoi djalin e Ruçit dhe Adriatik Llallën, kush është prokurorja Donika Prela

Hetoi djalin e Ruçit dhe Adriatik Llallën, kush është prokurorja Donika Prela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In