• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Vrasja në Mat, ja pistat e hetimit dhe dëshmitë e familjarëve

by Java News
16/05/2017 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka shoqëruar gjashtë persona si të dyshuar për krimin e ndodhur të dielën në mbrëmje në fshatin Rukaj të Matit, ku mbeti i vrarë Hajredin Lleshi. Efektivët e Komisariatit të Burrelit e kanë gdhirë natën jashtë në kërkim të autorëve të vrasjes së 60-vjeçarit dhe pas kontrolleve të shumta në fshatrat përreth e në Mamurras, ku dyshohej se strehoheshin ata, u shoqëruan gjashtë persona.

Ata janë të afërm (dajat dhe familjarë të tjerë) të emigrantit të vrarë disa vite më parë në Angli, Agim Hoxha. Autori i dënuar për këtë krim është nipi i 60-vjeçarit të vrarë dy net më parë. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, mësohet se të dyshuarit kanë mohuar që të kenë lidhje me vrasjen.

“Nuk kemi lidhje me vrasjen. Nuk jemi ne autorët”, mësohet të kenë deklaruar në polici të shoqëruarit, të cilët, pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. “Kemi ushtruar kontrolle në fshatrat Rremull, Rukaj, Bruç, Prell e Urakë. Nuk kemi lënë banesë të braktisur pa kontrolluar. Kemi ngritur gjatë gjithë natës postblloqe në akset rrugore Rukaj-Rrëshen dhe Urakë-Burrel. Çdo mjet është kaluar në filtër. Po ashtu kemi udhëtuar drejt Mamurrasit, ku kishim dyshime se ishin strehuar autorët e krimit. Kemi shoqëruar gjashtë persona dhe po hetojmë fort për përfshirjen ose jo të tyre në këtë ngjarje”, tha për “Panorama” një zyrtar i Policisë së Matit.

Po sipas tij, autorët janë njohës të mirë të terrenit dhe ka gjasa të kenë pasur si bashkëpunëtorë persona që e njihnin mirë zonën dhe viktimën Hajredin Lleshi. “Ne shoqërojmë vazhdimisht persona të dyshuar. Po hetojmë nëse ndër personat e shoqëruar ka të përfshirë në këtë ngjarje, apo në atë të katër viteve më parë”, sqaruan burime nga grupi i hetimit.

I njëjti burim shtoi se po hetohet në lidhje me makinën që u gjet e djegur pardje, pak kilometra larg banesës së familjes Lleshi në Rukaj. Gjatë ditës së djeshme, familjarët e viktimës nuk janë marrë në pyetje nga hetuesit e ngjarjes, pasi ata kanë pritur ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre.

Mësohet se ata u qëndrojnë pohimeve të para se kryefamiljari është thirrur nga dikush dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë, janë dëgjuar breshëri plumbash. Kur bashkëshortja dhe fëmijët kanë dalë për të parë çfarë kishte ndodhur, kanë gjetur Hajredinin të pajetë. Pak minuta pas ngjarjes, ishte djali i 60-vjeçarit që telefoni policinë për atë që kishte ndodhur.

VRASJA NË ANGLI

Vrasja e emigrantit Agim Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit vazhdon të sjellë viktima në familjen Lleshi. Dyshohet se vrasja e dy vëllezërve Lleshi e ka zanafillën pikërisht nga ngjarja e ndodhur në Angli.

Burime pranë Policisë sqarojnë se më 10 prill të vitit 2012, Arben Lleshi, në atë kohë 25 vjeç, djali i vëllait të viktimës së djeshme, Hajredin Lleshi, vrau Agim Hoxhën, 29 vjeç. Lleshi u kap nga policia italiane një muaj pas vrasjes dhe u dënua nga drejtësia në Angli me burgim të përjetshëm pas ekstradimit. Dënimi për Arben Lleshin është dhënë qershorin e vitit 2013.

Viktima Agim Hoxha u gjet nga policia në makinën e tij, në ndenjësen e pasme, i vrarë. Policia angleze sqaroi se bëhej fjalë për grabitje, ku Hoxha kishte mbetur i vrarë dhe më pas makinës tip “Benz Mercedes” i është vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit. Ngjarja është zbuluar nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi i rëndë.

Të afërmit e Hoxhës kanë deklaruar se do të hakmerreshin për këtë vrasje. Më 12 tetor 2013, dyshohet se të afërm të Agim Hoxhës kanë vrarë në vendin e quajtur “Pujkë” Xhavit Lleshin, vëllain tjetër të viktimës së dy netëve më parë. Edhe atëherë Policia pati si pistë kryesore hakmarrjen ndaj familjes Lleshi, pas vrasjes së emigrantit Hoxha.

Nëse në rastin e vrasjes së Xhavitit Policia kishte dy pista hetimi, hakmarrjen dhe problemet që viktima kishte pasur me persona të ndryshëm, për vrasjen e Hajredinit, Policia dyshon se kjo është një vrasje për hakmarrje.

Banorë të fshatit, të cilët i dhanë lamtumirën babait të tre fëmijëve, thanë se autorët e të dyja vrasjeve mund të jenë të njëjtë dhe në të dyja rastet i kanë zhdukur makinat që janë përdorur në atentat. Në vitin 2013, makinën e hodhën në liqenin e Shkopetit, ndërsa automjetin që kanë përdorur këtë të diel dyshohet se është ai që u dogj afër fshatit Rukaj. Panorama

MA.ME

Autori i vrasjes në Angli, Arben LleshiAutori i vrasjes në Angli, Arben Lleshi

 

 

Emigranti i vrarë, Agim HoxhaEmigranti i vrarë, Agim Hoxha

 

Next Post
Pianisti 12-vjeçar nga Shqipëria sfidon 900 konkurrentë dhe “rrëmben” çmimin e parë në Itali

Pianisti 12-vjeçar nga Shqipëria sfidon 900 konkurrentë dhe “rrëmben” çmimin e parë në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In