Prokuroria e Imperias në Itali ka mbyllur hetimet për vrasjen e kuzhinierit italian Alfio Fallica në restorantin “Pulcinella” në Montecarlo, ngjarje e 24 shkurtit të vitit të kaluar. Personi që ekzekutoi italianin ishte një koleg i tij, shqiptari Rikard Nika 32 vjeç, i cili prej rreth 20 vitesh jeton në Bordighera (Itali). Siç raportojnë mediat italiane: organi i akuzës vlerëson se vrasja ka qenë me paramendim dhe për arsye të dobëta. Italiani ka marrë 27 goditje me thikë, mes të cilave 8 në qafë, 6 në duar dhe parakrahë. Aktualisht, shqiptari ndodhet në burg në Genova.
ma.me