• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Vrasësi më i frikshëm me pagesë, me 500 viktima

by Java News
30/04/2019 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 6 gusht të vitit 1971, kur ishte vetëm 17 vjeç, Hulio Santana shtrëngoi fort pushkën e gjahut dhe kreu vrasjen e parë. Sot, 64 vjeç, thotë që e ndaloi numërimin kur viktimat shkuan 492. Megjithatë, ende s’e ka harruar pamjen që mori fytyra e viktimës së parë.

Te fshati ku u rrit, thellë në pyjet tropikale të Amazonës, në Brazil, ai njihej si një snajper i mirë. Por kishte vrarë vetëm kafshë për t’u ushqyer. Njeriu i parë që vrau ishte Antonio Martins, një peshkatar 38-vjeçar, biond, me lëkurë të bardhë, i njohur me nofkën “Verdhacuku”. Ai kishte përdhunuar një 13-vjeçare te fshati ngjitur, dhe babai i vajzës kishte paguar xhaxhain e Hulios për ta vrarë. Hulioja u çudit që xhaxhai i tij, një polic i respektuar, ishte edhe vrasës me pagesë.

Ai e ruajti viktimën për tri orë në pyll, por ngurroi. Druante se do të shkonte në ferr po të vriste një njeri. Por kur xhaxhai i shpjegoi se si e kishte mashtruar vajzën, duke i premtuar t’i tregonte delfinë në det, e pastaj e kishte përdhunuar në varkë, Hulioja e mblodhi veten. Xhaxhai ishte sëmurë me malaria, shumë i plogësht për ta realizuar vetë.

Hulloja e dinte që nga ajo largësi, më pak se 40 metra, nuk do të gabonte. Ai nuk e harron as sot tmerrin që iu vesh viktimës në fytyrë, në momentin që e kapi plumbi në gjoks, një sekondë para se të binte mbi varkë. Trupin e hoqi qafe duke i çarë barkun dhe duke e hedhur në një lumë me piarnja. Pas kësaj i ishte betuar Zotit se s’do të vriste më asnjë njeri. Por fati deshi që të bëhej një nga vrasësit më të frikshëm me pagesë.

Pas vrasjes, xhaxhai, që ishte polic dhe me njohje në nivele të larta, e angazhoi si vrasës me pagesë për qeverinë braziliane, kundër rebelëve  komunistë në Amazonë. Nga viti 1967 e deri në vitin 1974, rebelët  Araguaia u përpoqën të rrëzojnë diktaturën ushtarake të Brazilit duke angazhuar fermerë dhe peshkatarë në kauzën e tyre.

Hulio ishte 18 vjeç kur pati rol kryesor në ekipin që gjurmoi dhe kapi Hose Zhenoinon, një student dhe drejtues komunist. Ai mban mend se si e torturuan, bashkë me të tjerë, për ditë me radhë. Vite më vonë, Hoze Zhenoino u bë kongresmen dhe kryetar i Partisë së Punës. Në një intervistë me Kavalkantin, gazetarin që ndoqi jetën e Hulios, ai tha që e mbante mend djalin e vogël që e kishte kapur. E kishin shpërblyer me një “Coca-Cola”, pijen e tij të preferuar, që familja nuk ia blinte dot.

Hulio tregon vetëm një pjesë të fytyrës, pasi nuk do që ta njohin fqinjët. Tani ai jeton në një qytezë të qetë, dhe ka tokë ku mbjell perime me bashkëshorten.

Menjëherë pas kapjes së Zhenoinos, Santana vrau një tjetër militante komuniste, mësuesen 22-vjeçare Maria Lusia Petit. Ajo u shpall e zhdukur, por ishte varrosur në një varr masiv, bashkë me viktima të tjera.

Pas dy dekadash, kur u vendos rendi ligjor, viktimat që duhej të vriste Santana papritur ndryshuan. Nga politikanë, tani ishin bashkëshortë që tradhtonin gratë, apo kërkues floriri nëpër miniera. Pas vrasjes së një gruaje që tradhtonte të shoqin, Santana u kap nga policia. U detyrua të japë motoçikletën si ryshfet që të lirohej.

Pikërisht në këtë kohë kuptoi që xhaxhai e mashtronte. Ai i gjente njerëzit për të vrarë, por i jepte një pjesë shumë të vogël të pagesës. Shumicën e mbante për vete. Atij i linte 60 deri në 80 dollarë për vrasje, sa një rrogë minimale në Brazil. Hulio u përball, u grind me xhaxhain dhe nuk i ka folur më me gojë që nga ajo kohë.

Ai i la vrasjet vetëm në vitin 2006, kur mbushi 52 vjeç dhe gruaja i dha një ultimatum: “Ose lëre atë jetë, ose më harro mua dhe fëmijët”. Ajo ia kishte mbushur mendjen që 10 lutjet që Hulioja bënte ndaj perëndisë pas çdo vrasjeje, nuk e shpëtonin nga ferri.

I rënduar psikologjikisht, ai hyri te një grup evangjelist, dhe mendon se aty ia dha Zoti forcën për të vazhduar jetën edhe pas asaj pune të ligë. Dy fëmijëve, që tani janë prindër vetë, nuk ia ka treguar kurrë se çfarë pune ka bërë.

Sot jeton në një qytezë të vogël e të qetë, dhe refuzon të dalë në foto, pasi fqinjët nuk e dinë se cili është. Ai ka një fermë, bashkë me të shoqen, ku shtyjnë ditët duke rritur perime.   Gruas i është mirënjohëse që e bëri të kuptojë, dhe thotë që e ka mbyllur me atë jetë.

Shtëpia ku ka jetuar për disa kohë Hulio Santana, vrasësi me pagesë që ka lënë pas më shumë se 500 viktima.

Next Post
Vendimi i Holandës për rikthimin e vizave, Soreca: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret e KE-së

Soreca: Shqipëria vendi i parë jashtë BE-së ku nesër hyn në fuqi 'Frontex'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In