Eva Longoria ka treguar se mosha është vetëm një shifër teksa është shfaqur në formë perfekte në kopertinën e revistës “VVV”.
Aktorja e cila mbushi këtë të martë 41 – vjeç u dha një mësim të gjithëve që kurrë nuk duhet të shohin pas duke u shfaqur magjepse në këtë fotosesion.
Ajo pozoi e veshur me të zeza duke treguar format perfekte.
Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” u shpreh r se ajo është shumë dashuruar me biznesmenin 47 – vjeçar Jose Antonio Baston dhe po kalon një periudhë të bukur në jetën e saj.