• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Viola Spiro vendos të braktisë të dashurin problematik?!

by Java News
18/08/2018 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e moderatores shqiptare Viola Spiro duket se po merr një rrjedhë krej të re që pas bujës mediatike, ku u bë pjesë e shtypit italian si e dashura e të ashtuquajturi “Zoti i drogës”, Valentin Selaj.

E ftuar në emisionin “Pushime on Top” në “Top Channel”pak ditë më parë, ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj private e momentit. Këto ditë, ajo po qëndron në jug, ku po pushon bashkë me të ëmën, për të cilën pohoi se ka një marrëdhënie shumë të afërt. “Ajo është shoqja ime më e mirë. Për gjithçka bisedoj me të, e kam pranë gjithmonë, për çdo gjë që kam nevojë”, tregoi Viola për raportin e veçantë nënë e bijë.

Ndër të tjera, prezantuesja e një emisioni sporti në “TVSH”, u shpreh se po mendon ta braktisë Shqipërinë e të shkojë pikërisht aty ku janë zhvendosur prej disa kohësh prindërit e saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

violaa

viola

“Dua të largohem për disa kohë. Të shkoj te prindërit, do të bëj edhe një trajnim atje. Pas shumë viteve në televizion, dua të shkëputem dhe duhet të jetë diçka pak më ndryshe për t’u rikthyer në televizion. Nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni që kam ikur në Amerikë”, i tha Viola në bisedë e sipër moderatores së këtij emisioni veror, Ori Nebijaj. Se si e ndien veten në këtë treg të vajzave të ekranit ku të jesh e bukur mund të të hapet çdo derë, ajo la të kuptohej se bukuria nuk ka qenë një aset që ia ka bërë jetën më të lehtë asaj.

“Jam ndjerë e paragjykuar shumë herë për shkak të bukurisë. Kur të shikojnë në ekran dhe je e bukur, mendojnë se atë vend e ke arritur vetëm prej faktit të pamjes së jashtme”, tha Viola. Por, gjatë kësaj interviste të realizuar pranë detit, Viola nuk la pa prekur pjesën e dashurisë. Sa i përket kësaj ndjenje, Spiro bëri një ndalesë te partneri i jetës, që, sipas saj, nuk do të jetë asnjëherë një futbollist.

viola-spiro-i-dashuri-1

“Nuk më pëlqejnë nga mënyra si e jetojnë jetën me disiplinë dhe mbase ai lloj regjimi i pengon në jetën e tyre private apo sentimentale”, tha ajo gjatë këtij rrëfimi. Kjo deklaratë e saj i bëri përshtypje publikut, pasi për herë të parë ajo nuk e përmend fare të dashurin Valentin Selaj, sikur ai të mos ekzistojë. Në lidhje me këtë fakt, burimet tona kanë thënë se ata janë ndarë dhe kjo është arsyeja që në mbi dy vite lidhje, Viola, për herë të parë ,vendos të mos e përmendë. Nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në prishjen e kësaj lidhjeje vetëm pesë muaj pas ribashkimit të çiftit, me daljen e tij nga paraburgimi në Holandë. Pjesë e asaj tabloje arrestimi të tij në Itali u bë dhe Viola, me statusin e të dashurës bukuroshe “të bosit shqiptar të drogës”, siç citohej nga mediat italiane.

DASHURI DHE LUKS, HISTORIA E BUJSHME E VIOLA SPIROS ME DJALIN MË TË RI SE VETJA

Një histori tepër e përfolur nga mediat shqiptare dhe jo vetëm, mund të themi se ishte lidhja e moderatores Viola Spiro dhe Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar nga policia hollandeze. Menjëherë pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku Selaj qëndroi rreth 20 javë, çifti rifilluan lidhjen. Pasi u la i lirë nga Prokuroria e Holandës, çifti u pa duke festuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut në prill të 2018-s.

E as një muaj nga lirimi nga paraburgimi, Selaj së bashku me moderatoren Viola Spiro filluan zyrtarisht pushimet. Në postimet e fundit në “Instagram”, moderatorja ndante me ndjekësit foto nga udhëtimet e shtrenjta në Turqi. Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila prej vitesh ishte e lidhur ngushtë me këtë punë në televizion, së bashku me motrën e saj Petrula, nuk hezitonte ta ekspozonte standardin e jetës, atë të një pasanikeje të vërtetë. Kështu, një muaj nga lënia në gjendje të lirë e të dashurit të saj Valentin Selaj, gazetarja e sportit e braktisi Tiranën herë pas here për të shijuar botën në vendet e klasit të parë.

Nëse i hidhni një sy “Instagramit” të saj, pas një stopimi të shkurtër postimesh (që përkoi me kohën kur i dashuri i zemrës ishte në arrest), pas lirimit të tij, ajo përditësonte profilin zyrtar me foto nga qendrat tregtare të luksit e deri te restorantet, ku fatura e një darke mund të jetë e majme. Prezantuesja e sportit iu rikthye pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të partnerit, me të cilin dukej se kishte një lidhje të fortë dashurie. Ajo e nisi verën me pushimet në jug, krah të dashurit, dhe u rikthye sërish atje, kësaj herë pranë nënës së saj.

Kujtojmë që Viola kaloi pesë muaj të vështirë në jetën private që nga ndalimi i të dashurit, Valentin Selajt në Holandë. Para pak muajsh, ai fitoi lirinë dhe ata u fotografuan sërish çift, dëshmi kjo se lidhja e tyre ishte më e fortë tani pas sprovës që kaloi. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Ndërkohë, pas mbylljes së Kampionatit Botëror, ku Viola shfaqej përditë në ekran me të ftuar që komentonin ndeshjet, me sa duket Viola po nis një etapë të re në jetën e saj private.

Siç shihet, gjërat me të dashurin pak më të ri në moshë nuk kanë shkuar si duhet dhe ajo ka vendosur të braktisë Shqipërinë për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PANORAMA PLUS 

ma.me

Next Post
Shuhet ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Shuhet ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan ndërron jetë në moshën 80-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In