• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT+ VIDEOT/ ‘Gjethe fiku’, Berisha, Basha e Kryemadhi: S’pati dhunë!

by Java News
16/02/2019 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestuesit shpërthyen në dhunë duke i vënë flakën shkallëve të kryeministrisë që solli dhe largimin e kordonit të policisë. Thyen derën kryesore për të hyrë në kryeministri me dërrasa dhe me hekura të shkëputura nga skela mbrojtëse që ishte vendosur në hyrje të godinës. Hodhën kapsollë dhe dogjën pankarta. U larguan vetëm pasi Garda e Republikës e vendosur mbi tarracën e kryeministrisë, hodhi gaz lotsjellës.

Por për ish-kryeministrin Sali Berisha, liderin demokrat Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhuna u nxit nga qeveria dhe ishte një provokim i policisë. Këtu liderët e opozitës i referohen faktit qe kordoni i policisë që ishte vendosur në hyrje të kryeministrisë, u largua. Por siç u pa në pamjet e transmetuara kudo live në media, protestuesit i vunë zjarrin kryeministrisë duke hedhur kapsollë dhe duke djegur pankarta. Kjo detyroi efektivët të largohen.

Për Berishën, flaka u vu nga policia. “Dhuna ishte skenar kryekëput i Edi Ramës, sepse policia hapi kordonet dhe kjo i tërhoqi njerëzit”, tha Berisha

Gazetarët: Flakën nuk e vuri policia

Berisha: Flaka? Pse hodhën fishekzjarrë? kush i hodhi bombat me gaz? I hodhi policia. Dhunën e kreu policia, qytetarët asnjë dhunë. ky është mesazhi më i mirë që i çohet botës. Mos mbroni trafikantin, kriminelë, banditët, bashkohuni me qytetarët që kanë idealet më të larta të lirisë.

Më tej në fjalën e tij ish-lideri demokrat Sali Berisha bëhet kontradiktor, pasi thotë se nëse nuk dorëhiqet, kryeministri Edi Rama do të shohë tmerr!

“Të japë dorëheqjen, kur vjen puna shqiptarët dinë edhe të zvarrisin, mos t’i shtyjë aty, të japë dorëheqjen. Do kenë atë fat sa herë që ta meritojë, i them Edi Ramës. Mos e harro këtë se duhet të jesh skllav i të gjitha veseve dhe krimeve të njeriut që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij tsunami. Dhunën ishte skenar kryekëput i Edi Ramës, se policia hapi kordonet dhe i tërhoqi njerëzit. Në 20 shkurt Ramiz Alia të mori me bizhama të çoi në bunker, tani nuk ka kush të çon në bunker, jep dorëheqjen për të mos pësuar fatin e Enver Hoxhës. Po të dojë të rrijë, se do shoh tmerr, nuk jap ultimatum”

Edhe kryedemokrati Basha i qëndron versionit të deklaratave se asnjë prej protestuesve nuk erdhi për të kryer akte dhunë.

” Pati një hapje të menjëhershme dhe të çuditshme të gardhit të oficerëve të policisë që mbronin perimetrin e kryeministrisë.Ka patur një skenar të mirëmenduar nga Edi Rama për të çuar në dhunë dhe konfrontim. Asnjë prej protestuesve këtu nuk erdhi për të kryer akte dhune. Ato u provokuan dhe u nxitën  nga një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës dhe i ekzekutuar nga një grusht policësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin. U bëj thirrje të gjithë efektivëve të policisë të ruajnë qetësinë sikundër, u bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre”, tha ai.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Kryemadhi në të njëjtën linjë, tha se Garda ka përdorur lëndë helmuese luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit në momentin që ata dhunshëm shkatërruan skelat mbrojtëse të vendosura në derën e kryeministrisë.

Video Player

https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/02/video-1.mp4
https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/02/video-2.mp4
https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2019/02/video-3.mp4

 

Next Post
Lirimi i trafikantit Naser Gashi/ Vjen arrestimi i parë, në kërkim shefi i Komisariatit të Kukësit

Lirimi i trafikantit Naser Gashi/ Vjen arrestimi i parë, në kërkim shefi i Komisariatit të Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

Me vlerë deri në 10 mln €, sekuestrohet sasi rekord droge në Serbi

January 30, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Dita e sotme me reshje shiu në të gjithë territorin, borë në verilindje dhe juglindje të vendit

January 30, 2026
Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In