Nëntë gushti është Dita e Shën Valentinit në Kinë dhe një çift vendosi që t’i jap fund beqarisë në një mënyrë shumë unike.
Ata vendosën që të martohen shumë lart prej tokës… në urën e xhamit Shiniuzhai në provincën Pingjiang. Çifti i porsamartuar, që gjendeshin rreth 180 metra lart në kohën kur u kurorëzuan nuk patën aspak frikë, transmeton Klan Kosova. Kohët e fundit ura e qelqit në Kinë është bërë shumë e famshme – sa e frikshme aq edhe argëtuese për shumë turistë.